Sport

Skandali/ Shpresat luajnë me fanella si të Greqisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:49 - 13/11/15 |
root

Ndodh e njëjta gjë si në Zvicër, kur skuadra e De Biazit ishte veshur me fanellë të bardhë dhe me vija blu. Ngjyra këto, që nuk kanë asnjë lidhje me simbolet e Shqipërisë. Në të shumtën e rasteve, Kombëtarja shqiptare luan në transfertë me fanellë të bardhë, por me vija të kuqe. Një veprim i tillë i revoltoi shumë tifozët kuqezinj, të cilët nuk e kanë pritur mirë as këtë herë vendimin për të luajtur me fanellë që nuk personifikon Kombëtaren shqiptare. Pas ndeshjes së luajtur në Zvicër, e cila u humb me rezultatin 2­0, pati një mbledhje të detajuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku kreu i saj, Armand Duka, kërkoi që të mos përsëritej më diçka e tillë.  Kompanisë që kujdesej për veshjen e Kombëtares,iu kërkua që ngjyra të tilla nuk do të pranoheshin më. Tre vjet më vonë ndodh me shpresat. Skuadra e Jupit vesh sërish fanellën e polemikave./Panorama

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas