Bota

E kandiduan për të ligjëruar zgjedhjet, pastruesja bëhet kryetare bashkie


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:41 - 30/09/20 |
Al Do

Për katër vitet e kaluara, Marina Udgodskaya kishte pastruar dyshemetë në godinën e zyrave administrative të fshatit Povalikhino, në rajonin Kostroma të Rusisë.

Por tani ajo po bëhet gati për t’u ulur në karrigëen e kryetarit të bashkisë së rajonit pasi fitoi zgjedhjet vendore, megjithëse ishte futur në garë në mënyrë që të mos kishte një kandidat të vetëm.

Kur asnjë banor i fshtatit nuk doli për të garuar kundër kryetarit, Nikolai Loktev, i cili është pjesë e Partisë Bashkimi, që mbështet presidentin Vladimir Putin, ai bindi pastruesen që të regjistrohej në garë për ta “rivalizuar”, duke qenë se ligji kërkonte që duhet të ishin minimumi dy kandidatë.

Por plani i tij shkoi keq pasi njerëzit dolën në votime dhe shprehën pakënaqësinë e tyre ndaj tij duke votuar masivisht për pastruesen. Ajo mori 64% të votave, kundrejt 36% që mori Loktev.

“Ai mendonte se askush nuk do ta mundte dhe se do të ruante vendin e punës. Por njerëzve u kishte ardhur në majë të hundës dhe zgjodhën Marina Udgodskaya-n”, tha për BBC një pjesëtarë i komisionit vendor të zgjedhjeve./ Opinion.al

Pas