Kryesore

E ka mbyllur kapitullin e bashkëpunimeve me Ramën? Ja si përgjigjet Meta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 17/05/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp është pyetur nga gazetarët për nëse e ka mbyllur kapitullin e bashkëpunimit me kryeministrin Rama.

Pyetje: A mund të thoni se e keni mbyllur një herë e mirë kapitullin e bashkëpunimit me kryeministrin Rama?

Meta theksoi se nga 25 korriku “integrimi evropian do jetë prioritet kryesor për mua por në radhë të parë është sovraniteti. Se kemi cënuar pa dashje, disa me dashje në mënyrë të rëndë sovranitetin”.

“Kam qenë, jam e do mbetëm në shërbim të popullit të Republikës së Shqipërisë e shqiptarëve kudo ndodhen. Çdo raport marrëveshje që kam pasur në të kaluarën ka respektuar një realitet të caktuar politik e ka qenë e hapur e në shërbim të integrimit evropian të Shqipërisë.

Kam krijuar forcë për të zhbllokuar integrimin e vendit që e bllokonte PS. Ishte krijimi i asaj force politike që garantoi rotacionin në 2005 e solli firmosjen e marrëveshjes se stabilizim asocimit që mbahej peng nga lidershpi i PS atëherë.

Gjithçka ka qenë dhe bëhet në këtë funksion, tani, nga 25 korriku integrimi evropian do jetë prioritet kryesor për mua por në radhë të parë është sovraniteti. Se kemi cenuar pa dashje, disa me dashje në mënyrë të rëndë sovranitetin”,-tha Meta.

Pas