Aktualitet

E infektuar me COVID-19, ndahet nga jeta piktorja Lumturi Blloshmi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:33 - 27/11/20 |
Opi Nion

Koronavirusi i ka marrë jetën piktores shqiptare, Lumturi Blloshmi. Ajo u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare, pas tri javësh përballje me virusin në Spitalin Infektiv.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968 në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt).

Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Blloshmi ka qenë fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Kritika e ka vlerësuar piktoren Lumturi Blloshmi si përfaqësuese të denjë të pikturës bashkëkohore shqiptare./Opinion.al

Pas