Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale, ku një e moshuar dhunohej nga një punonjëse e azilit në Pejë të Kosovës ka bërë bujë edhe në mediat e huaja.
Ka qenë media britanike “Daily Mail” që ka publikuar videon me pamjet e rënda, teksa punonjësja e institucionit Aurona Pelaj godiste me shuplaka të moshuarën, ndërsa një tjetër punonjëse e filmonte.
“Ky është momenti tronditës kur një e moshuar në një shtëpi të kujdesit në Kosovë është goditur vazhdimisht me shuplakë nga një infermiere. Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, punëtorja në rezidencën e të moshuarve Orenda, në Pejë, mban të moshuarën nga duart dhe e godet disa herë me shuplakë. Në video shihen edhe dy gra të tjera dhe një tjetër që po e filmon. Ato dëgjohen duke qeshur, teksa kolegia e saj sulmon gruan e moshuar”, shkruan “Daily Mail”.
Ndërkohë, në lidhje me ngjarjen policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, ndërsa e moshuara është marrë nga familjarët ditën e djeshme./Opinion.al