Aktualitet

Jashtë kushteve higjeno-sanitare, sekuestrohet 450 kg mish pule në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:20 - 03/11/22 |
Opi Nion

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohet se ushtronte aktivitetin e përpunimit dhe të tregtimit të mishit në një magazinë duke mos zbatuar kushtet higjeno-sanitare.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B.H, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e tij në rrugën “Myslym Keta”, policia i sekuestroi 450 kg mish pule.

52-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sakaq, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Opinion.al

Pas