Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

E dëshmoftë pafajësinë!

2019/07/19 at 10:41 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
E dëshmoftë pafajësinë!

Enver ROBELLI- E para: gjithçka që mund të thuhet pas ftesës që Gjykata Speciale ia bëri Ramush Haradinajt është kjo: e dëshmoftë pafajësinë!


E dyta: nuk goditet askush që gjendet para një sfide që mund të ketë pasoja jo vetëm për të, por edhe për historinë e çlirimit të Kosovës.

E treta: me aktin e dorëheqjes Haradinaj vuri një standard të lartë edhe për të tjerët që eventualisht mund të përballen me vështirësi të ngjashme në të ardhmen. Askush sot e tutje nuk mund të thotë: «Po shkoj në Hagë, por ma ruani postin».

E katërta: me dorëheqje ai dha shembull se nuk e merr vendin peng dhe nuk e bart titullin e kryeministrit nëpër gjykata.

E pesta: emocionet dhe zemërimi – sado të kuptueshme – nuk kanë vend, sepse fakt është që Gjykatën Speciale e ka themeluar Kuvendi i Republikës së Kosovës.

E gjashta: krejt ata që rrahin gjoks e thonë se është dashur të refuzohet themelimi i Gjykatës Speciale, do të duhej të merrnin përgjegjësi edhe për izolimin shumëvjeçar të Kosovës, përfshirë konfrontimin e pashmangshëm me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me aleatët jetikë të Kosovës: Amerikën dhe Bashkimin Europian.

E shtata: ky koalicion ishte gjithçka tjetër përveç se qeveri. Ramush Haradinaj e ka ditur me kënd është shtrirë në shtrat. Më shumë sot nuk mund të thuhet. Historia do të tregojë më shumë në të ardhmen.

E teta: beteja për ruajtjen e shtetit të Kosovës është e përhershme dhe nuk varet nga një individ, pa marrë parasysh meritat që mund të ketë. Është detyrë kombëtare e këtyre dhe gjeneratave të ardhshme për ta mbrojtur të arriturën më të madhe historike të shqiptarëve pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912.

E nënta: krekosjet e militantëve për rezistencë kundër bashkësisë ndërkombëtare dhe kërcënimet se do të qërojnë hesapet edhe me «armiqtë e brendshëm» e mbajnë Kosovën këtu ku është: në qorrsokak.

E dhjeta: pa marrë parasysh kush ka kryer krime të luftës, fakt është: janë njerëzit e vrarë, të keqtrajtuar, të burgosur. Për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi – para gjykatës.

E njëmbëdhjeta: vetëm të verbrit në Kosovë injorojnë faktin se pas luftës (dhe deri më sot) janë kërcënuar dëshmitarët. Disa kanë vrarë veten. Të tjerë nuk kanë pranuar të dëshmojnë për shkak të frikës. Një shoqëri që pajtohet me këtë ankth, herët apo vonë e paguan një çmim.

E dymbëdhjeta: krimet e luftës nuk parashkruhen. Në atë çast që gjenden dëshmi të reja, çdo gjë nisë nga fillimi.

E trembëdhjeta: pas ftesës që ka marrë Haradinaj, ka shumë spekulime në mos ai është viktimë e intrigave mes politikanëve shqiptarë. Nëse kjo është e vërtetë, Haradinaj do të dalë edhe më triumfues. Por kjo nuk e bën atë as politikan, as njeri më të mirë apo të më keq. Kush dëshiron të luajë rol në jetën politike dhe publike, duhet të dëshmohet në çdo çast se e meriton besimin e qytetarëve.

E katërmbëdhjeta: asnjë luftë, sado e drejtë të jetë, nuk duhet të «monumentalizohet moralisht». Nëse çdo luftëtar reduktohet vetëm në pastërtinë e tij, në integritetin e tij gjoja të pamohueshëm, në trimërinë kalorësiake dhe në qëndrimin kinse përherë të drejtë – atëherë kjo ka një çmim: ky çmim e ka emrin DEHISTORIZIM I HISTORISË. Në trajtimin e së kaluarës ne duhet të durojmë «disonancat kognitive». Domethënë: lufta ishte e drejtë, por kishte individë në duart e të cilëve ende nuk është fshirë gjaku i njerëzve të pafajshëm. Autor i shprehjes «monumentalizim moral» është historiani gjerman Eckart Conze. Autor i shprehjes mbi «disonancat kognitive» është sociologu gjerman Ekkehard Klausa. Të dy këta dijetarë këto shprehje i kanë përdorur në kontekst jashtëkosovar, por mendimet e tyre mund të na shërbejnë për racionalizim të debateve mbi historinë bashkëkohore të Kosovës dhe interpretimin e saj.

E pesëmbëdhjeta: Kosova nuk do të ecën kurrë përpara për aq kohë sa mbetet peng i halleve të politikanëve me drejtësinë. Dy dekada pas luftës, Kosova ka nevojë urgjente për një klasë të re politike, nuk ka nevojë për qeveri me 90 zëvendësministra./ Burimi: dialogplus.ch



Ju sugjerojmë

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Para
Fyeu Erdgoanin, aktorja përballet me pasojat e rënda…

Fyeu Erdgoanin, aktorja përballet me pasojat e rënda…

Horoskopi, 23 qershor 2019

Horoskopi 20 korrik 2019

Parashikimi i motit 20 Korrik

Parashikimi i motit 20 Korrik
















TE FUNDIT

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
8 Qershor, 2025

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na...

Lexo më shumë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com