Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

2025/06/08 at 4:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

“Nuk jam jashtë Shqipërisë, por në një realitet të ri në vendin tonë, ku gjithnjë e më shumë po na shërbejnë të huaj, kjo si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore vendase”, shprehet gazetarja e Tv Klan, Dorina Halili.


Elizabet prej një viti është shpërngulur nga Uganda e Afrikës në Durrës për të punuar në turizëm.

Për t’u treguar sa më mikpritëse me klientët, ajo, ashtu si edhe kolegë të tjerë të saj, siç është Ambrozi, kanë mësuar edhe disa fjalë në shqip.

Të huajt i gjejmë në një pjesë të mirë të pozicioneve të punës në turizëm, nga ato të pastrimit, shërbimit, kuzhinës, deri në ato të kujdesit për veten.

“Unë punoj këtu prej një viti, herë si kamariere dhe herë si banakiere. Erdha në Shqipëri sepse doja të gjeja vende të reja për të punuar dhe isha kurioze edhe për mikpritjen këtu. Më pëlqen shumë Shqipëria, mendoj se do të qëndroj dhe 2 apo 3 vite për të punuar”, shprehet Elizabeth Tumwebaze.

“Zgjodha Shqipërinë sepse, përpara se të vija, kërkova në internet dhe lexova që është një vend turistik, me plazhe të bukura, pikërisht ajo që po kërkoja”, thotë Ambrose Nuwamanya.

“Unë jam nga Bali, nga Indonezia. Kam ardhur këtu para tre vitesh sepse pashë në internet që kishte vende të lira pune”, shton Mang Sri.

Mirëpo, të punosh në një vend me një kulturë krejt tjetër ka edhe sfida.

“Shqiptarët janë të mirë, por ka edhe pak konfuzion mes nesh, sepse ti i thua një gjë dhe ata kuptojnë diçka tjetër dhe mërziten, por me kohën jemi kuptuar”, thotë Ambrose Nuwamanya.

Eksperti i turizmit Zak Topuzi thotë se një pjesë e mirë e bizneseve të mëdha zgjidhjen e kanë gjetur tek punësimi i të huajve, ndërsa bizneset e vogla mbeten në krizë.

“Hotelet e mëdha, resortet e kanë zgjidhur përmes kësaj forme, punonjës të huaj… Rroga shkon 400-600 euro neto, kostoja e tyre shkon deri në 800-1,000 euro… një biznes i vogël nuk e përballon këtë lloj kostoje.”

Heqja e problemit të sezonalitetit të turizmit, përmes pagesës së punonjësve edhe përtej muajve të verës, si dhe kthimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë, shihen si zgjidhje.

“Mendojmë se zgjidhja për Shqipërinë duhet të jetë kthimi i punonjësve shqiptarë që punojnë në rajon, kryesisht në Greqi, Italinë e jugut, ku pagat janë pak a shumë me pagat këtu…”, thotë Topuzi.

Sipas Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, çdo vit na mungojnë gati 15-20 mijë punonjës në turizëm, ndërkohë në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, AKPA, për periudhën janar-maj të këtij viti, janë shpallur rreth 6 mijë vende të lira pune në sektorin ekonomik “Akomodim dhe shërbim ushqimor.”

“Aktualisht ka rreth 2 mijë vende të lira. Ka rritje në krahasim me vjet. Kërkohen kamarierë, kuzhinierë, ndihmës kuzhinierë, banakierë, punonjës shërbimi, sanitarë”, thotë Gertiola Çepani, drejtoresha e Shërbimeve të Tregut të Punës në AKPA.

Rajonet Vlorë, Tiranë, Durrës dhe Lezhë rezultojnë me numrin më të lartë të vendeve të lira të punës./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
Bota

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

6 Qershor, 2026 10:28 pm
Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
Bota

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

6 Qershor, 2026 9:25 pm
“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 9:15 pm
“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
Aktualitet

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

6 Qershor, 2026 9:11 pm
“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier
Aktualitet

“Çohuni nga kafja” qytetarët protestojnë edhe në Fier

6 Qershor, 2026 8:26 pm
Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët e diasporës-Ramës:Na përzunë ndër vite, sot do të përzëmë ne ty

6 Qershor, 2026 7:54 pm
Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Zvërneci/ Dita e 7 e protestës, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

6 Qershor, 2026 6:31 pm
UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
Aktualitet

UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore

6 Qershor, 2026 6:16 pm
Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin
Bota

Presidenti libanez: Irani po na përdor në negociatat me Trumpin

6 Qershor, 2026 5:12 pm
Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin
Aktualitet

Rama ndan foto nga resorti në Katar: E ndërtoi i njëjti brand që do bëjë Zvërnecin

6 Qershor, 2026 4:45 pm
Para
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
















TE FUNDIT

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik

SHBA-të dhe Irani shkëmbejnë sulme në Gjirin Persik
6 Qershor, 2026

Armëpushimi i brishtë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është vënë sërish në provë, pasi forcat amerikane goditën dronë dhe...

Lexo më shumë

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan

Trump krijon video me inteligjencë artificiale: Kudo që shkoj, të gjithë më duan
6 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka goditur përsëri me një video të re propagandistike për të lartësuar pranimin e tij...

Lexo më shumë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë

“Rama jep dorëheqje”, shtohet numri i qytetarëve në protestën para Kryeministrisë
6 Qershor, 2026

Ndryshe nga protestat politike, të cilat me kalimin e kohës humbasin pjesëmarrës dhe besueshmëri për shkak të zhgënjimit ndaj lidershipit...

Lexo më shumë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë

“Zvërneci”/ Rama del me një shënim të gjatë: E vërteta e protestave dhe qëndrimi ynë
6 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi të gjatë në platformën "X" lidhur me protestat kundër projektit të përfolur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}