Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dyshime për ndërhyrje në zgjedhje, Facebook fshin llogari në Rusi dhe SHBA

2020/09/02 at 8:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbi 400 kompani pritet të bojkotojnë Facebook-un

Kompania Facebook deklaroi se ka fshirë tre rrjete të llogarive të rreme në Rusi, Pakistan dhe Shtetet e Bashkuara.


Gjiganti amerikan i mediave sociale tha më 1 shtator se ka fshirë një rrjet në Rusi i përbërë nga 13 llogari në Facebook, të personave që kanë qenë më parë të lidhur me Agjencinë e Kërkimit në Internetit (IRA).

Këshilltari i Posaçëm i SHBA-së, Robert Mueller, pas një hetimi rreth dy vjeçar, tha se IRA u përpoq të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 2016 përmes përdorimit të llogarive të rreme të mediave sociale.

Facebook tha se filloi hetimin e tij ndaj rrjetit rus, pas një informacioni për aktivitetin e anëtarëve të tij nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

Rrjeti u përqendrua kryesisht në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Algjeri, Egjipt dhe vendet e tjera anglishtfolëse në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

IRA është në pronësi të një personi që ka lidhje me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, i cili financon gjithashtu aktivitete ruse në Libi dhe Siri.

Facebook tha se rrjeti i lidhur me IRA-n krijoi faqe që pretendonin të ishin agjenci lajmesh, për t’u dukur më legjitime, por tha se operacioni i ndikimit të tyre nuk fitoi shumë mbështetje.

Facebook nuk dha ndonjë detaj rreth asaj se çfarë postonin llogaritë e lidhura me IRA-n, dhe nëse ato kishin të bënin me zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë vazhdimisht se Rusia po bën përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 përmes fushatave në internet.

Sakaq, rrjeti i Pakistanit ishte shumë më i madh, i përbërë nga 453 llogari në Facebook, 103 faqe, 78 grupe dhe 107 llogari në Instagram.

Llogaritë dhe faqet janë operuar nga Pakistani dhe janë përqendruar në Pakistan dhe Indi, tha Facebook, pa dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, rrjeti amerikan i lidhur me “CLS Strategies”, një firmë komunikimi strategjike me qendër në Uashington, përbëhej nga 55 llogari në Facebook, 42 faqe dhe 36 llogari në Instagram.

“Ky rrjet u përqëndrua kryesisht në Venezuelë dhe gjithashtu në Meksikë dhe Bolivi”, tha Facebook./Opinion.al

Etiketa: irarusishba


Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Irani akuzohet për “shkelje tronditëse të të drejtave të njeriut”

Irani akuzohet për "shkelje tronditëse të të drejtave të njeriut"

Abuzoi me një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 54-vjeçari

Abuzoi me një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 54-vjeçari

Rama-Albin Kurtit: Shiko kush e pengoi bashkimin doganor

Rama poston monumentin e të atit: Kushdo që do kujtojë luftën,do i përulet
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}