Aktualitet

Abuzoi me një vajzë me aftësi të kufizuara, arrestohet 54-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 02/09/20 |
Al Do

Një person që ishte shpallur në kërkim për abuzim seksual me një vajzë me aftësi të kufizuara, është arrestuar nga policia.

Mësohet se B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale ”Marrdhënie seksuale ose homoseksuale me perosna të pazotë për t’u mbrojtur”.

Një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Ndalimi i tij u bë nga Policia Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Tre Urat

Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas