Kronikë

Dy vëllezër godasin me mjete të forta 40-vjeçarin në Korçë


               Publikuar në : 19:34 - 22/11/19 |
xhu lia

Dy vëllezër në dalje të qytetit të Korçës mësohet se janë konfliktuar dhe më pas kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta 40-vjeçarin me iniciale O.M .

Sipas njoftimit të policisë vëllezërit 22-vjeçari me iniciale A.D dhe 33-vjeçari D.D  kanë goditur me mjete të forta 40-vjeçarin, i cili është aktualisht jashtë rrezikut për jetën si dhe  kanë dëmtuar makinën e tij të tipit Benz.

Mësohet se dy vëllerëzit të dyshuar si autorë të ngjarjes janë shoqëruar në polici, ku po kryhen  veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al/

 

 

Pas