Aktualitet

Deklarata e DASH, reagon Presidenti Meta


               Publikuar në : 19:48 - 22/11/19 |
Al Do

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar deklaratën e bërë sot nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me zhvillimet në Shqipëri.

Në një deklarim zyrtar, Presidenti “përshëndet qëndrimin e DASH” se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

Në reagimin e tij Meta deklaron se “i qëndron besnikërisht të gjitha qëndrimeve të tij” për përfaqësuesit e lartë amerikanë. Madje ai thekson se këtë çështje e ka biseduar në telefon edhe me Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer.

Meta shton se është i vendosur të bashkëpunojë me DASH dhe SHBA “për zbatimin e Reformës në Drejtësi sipas Kushtetutës së miratuar në bashkëpunim me SHBA dhe Komisionin e Venecias.”

Më herët, zëdhënësi i DASH i tha Zërit të Amerikës se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”. Ai shtoi se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha” dhe se “qëndrimi i Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar” lidhur me çuarjen përpara të reformave. /Opinion.al

Pas