Aktualitet

Dy lëkundje gjatë natës, bie vala e tërmeteve në Shqipëri


               Publikuar në : 08:35 - 23/09/19 |
Al Do

Pas dy ditësh me aktivitet relativisht të lartë sizmik, Shqipëria është zgjuar pa lëkundje toke.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, lëkundjet e fundit kanë qenë të magnitudës 2.6 dhe 2.7 Rihter. Krahasuar me një natë më parë kur vendi ishte lëkundur nga rreth 10 tërmete, kjo tregon se lëkundjet kanë ardhur duke u rralluar që prej tërmetit të rëndë të së shtunës.

Sizmologët thonë se tërmetet e fuqishme gjithmonë pasohen nga lëkundje të tjera deri në momentin që pllakat tektonike stabilizohen. /Opinion.al

Pas