Aktualitet

Dy herë para KPK, prokurori Anton Martini konfirmohet në detyrë


               Publikuar në : 10:19 - 29/01/20 |
Opi Nion

Prokurori Anton Martini është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Posaçëm i Kualifikimit. Edhe pse seanca dëgjimore për kandidatin e SPAK ishte zhvilluar që në dhjetor, KPK vendosi të rinisë hetimet për shkak të një denoncimi të mbërritur kundër Martinit në 11 dhjetor 2019.

Përsa i përketë pasurisë së Martinit, ILDKP deklaro se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie apo konflikt interesi.

Në lidhje me figurën, DSIK konstatoi përshtatshmëri për vazhdimin e detyrës për Anton Martinin duke u shprehur se ai nuk ka kontakte me krimin e organizuar. Gjithashtu raporti ishte pozitiv dhe për aftësitë profesionale. Vendimi i KPK për të konfirmuar në detyrë prokurorin Martini u mor me shumicë votash./ Opinion.al

Pas