Kronikë

Durrës, gjendet e vdekur brenda makinës një grua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 14/09/21 |
Opi Nion

Një grua është gjetur e pajetë në një automjet të braktisur në lagjen nr 4 të Durrësit.

Policia bën me dije se viktima është një endacake rreth të 40-tave. Nga kqyrja paraprake e trupit dyshohet se gruaja ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa policia ka nisur hetimet për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

“Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).  Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia./Opinion.al

 

Pas