Kronikë

Durrës/ Doli me shokët për të peshkuar, zhduket 32 vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:29 - 29/11/20 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar është zhdukur pasi ka hyrë në det për të peshkuar ditën e djeshme me shokët.

I riu nuk ka dalë më në breg, ndërsa rrobat e tij janë gjendur në afërsi të Currilave. Paraprakisht dyshohet se 32-vjeçari mund të jetë mbytur.

Ndërkohë, ai po kërkohet nga polumbarët e policisë dhe forca detare, por deri më tani pa rezultat.

Kërkimet kanë rinisur edhe sot që në orët e para të mëngjesit. Sipas dëshmitarëve, nga bregdeti i Currilave, kërkimet po bëhen edhe më thellë nga bregu.

Njoftimi i policisë

Gjatë ditës së djeshme, jemi njoftuar nga familjarët e shtetasit S. P., 32 vjeç, i cili ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.

Vijojnë kërkimet nga forcat e Policisë, polumbarët dhe Forcat Detare. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./ Opinion.al

Pas