Kronikë

Dumani u nxori emrat, Apeli nuk i liron të arrestuarit e “Plumbit të Artë”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:33 - 27/06/22 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk e ka pranuar kërkesën e 8 të arrestuarve në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” për zbutje të masës së sigurisë.

Mësohet se Apeli ka lënë në fuqi masën e “Arrest me burg” për 8 prej të arrestuarve të cilët u kapën pas dëshmive të dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj.

Apeli la në burg shtetasit Ilirian Feçi, Fatos Gosa (Tos Gosa), Elvis Koçi (Çaushllari), Adrian Uzuni, Altin Ndoci, Petrit Qoli, Agron Qoli, Gentian Sharra.

Dëshmitë e dhëna për hetuesit nga dy të penduarit, kanë dokumentuar sipas SPAK deri më tani 18 ngjarje kriminale që datojnë që prej vitit 2011 në Shqipëri, vjedhje e atentate për të cilat janë paguar vlera monetare shumë të larta.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen nr. 24, datë 20.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit të caktimit të masës së sigurimit personal”, në ngarkim të personave nën hetim I.F., F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh., ku trupi gjykues monokratik i përbërë nga gjyqtarja Daniela Shirka, vendosi:

  1. Miratimin e vendimit nr. 42, datë 17.05.2022 dhe vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim F.G. (T.G.), E.K. (Ç.), A.U., A.N., P.Q., A.Q., G.Sh.
  2. Miratimin e vendimit nr. 48, datë 21.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personin nën hetim I.F.
  3. Ndalimin e publikimit të vendimit në referim të nenit 103 të K.Pr.Penale”,-thuhet në njoftim.

Pas