Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dumani: Avokati kërkoi t’i thyenim kockat ish-gruas, më pas vendosi ta vriste

2022/05/20 at 2:21 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Dumani: Avokati kërkoi t’i thyenim kockat ish-gruas, më pas vendosi ta vriste

Një ndër episodet më të rënda në rrëfimin e Nuredin Dumanit për prokurorët e SPAK krahas atentateve në këmbim të parave dhe grabitjeve është edhe dhunimi i Blerta Ruçit, ish-bashkëshortes së avokatit Alban Bengasi. Siç dëshmon Dumani, fillimisht avokati kërkoi dhunimin e saj duke i thyer një krah ose një dorë, më pas kaloi më tej duke i ofruar atij 120 mijë euro për ta vrarë, pasi sipas tij e kishe tradhtuar.


Dumani thotë se nuk e kishte pranuar këtë ofertë, por Alban Bengasi i kishte thënë se nëse nuk e merrte ai, “punën” do t’ia jepte Gjergj Cukalit, i njohur ndryshe edhe si “I forti Myslym Shyrit”.

Sipas Dumanit, avokati Bengasi u kishte thënë që të mos shqetësoheshin se askush në polici nuk do të hapte çështje për rrahjen e ish-gruas së tij. Siç thekson SPAK në dosje, vërtetë policia nuk e regjistroi denoncimin e Blerta Ruçit për dhunën ndaj saj.

“Në datën 30.01.2020 rreth orës 11.15 në Rrugën “Mihal Grameno”, pa shkuar te shkolla 9 vjeçare, në momentin që shtetasja Blerta Ruçi ësht futur në makinën e saj me targa AA 282DI, është afruar një person dhe e ka qëlluar në pjesën e fytyrës. Kjo skenë ka zgjatur disa minuta dhe agresori është larguar nga ana e kundërt e shkollës “Mihal Grameno”. E dëmtuara ka lëvizur në drejtim të shkollës “Osman Myterizi” dhe ka njoftuar policinë.

Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor nr.83 ka rezultuar se: Në trupin e të dëmtuarës u konstatua një ekimozë me karakteristika dhe lokalizime në trup. Dëmtimi i është shkaktuar me mjet mbretës. Dëmtimet e mësipërme hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin pasojën e humbjes së përkohshme të aftësisë deri në 9 ditë. E pyetur pyetur rreth këtij fakti e dëmtuara ka deklaruar se: personi që e goditi mund të jetë i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se ishte në proces divorci me bashkëshortin e saj Alban Bengasi dhe ka shprehur bindjen e plotë përpara policisë se duke qenë se nuk ka konflikte të tjera dhe i vetmi konflikt është me bashkëshortin e saj, dyshon që organizatori i goditjes së saj është pikërisht Alban Bengasi.

Lidhur më këtë fakt penal nga ana e organit procedues është këqyrur dhe marrë dosja penale e dhunës së shtruar ndaj kësaj shtetaseje në prokurorinë e Tiranës, e cila me vendimin datë 11.02.2020 është mosfilluar”-thuhet në dosjen e SPAK të siguruar nga abc news.

Dëshmia e Nuredin Dumanit:

“Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit.

Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im në çështjen që ka pasur për heqje të lirisë së personit në vitin 2013, mbaj mend që ka pasur një Range Rover të fundit me 444. Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të rrihnim një femër kundrejt pagesës.

Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit ja di dhe pallatin nëse shkoj dhe shikoj. Ajo kishte një fiat punto ngjyrë vishnje me sa mbaj mend unë dhe targat mund të kenë qenë 020DI por s’jam i sigurt për këtë gjë. Festimi më tha sa lekë doja që ta beja si punë.

 Unë i thash që nuk e kam me qef me e rraf, por do e diskutojmë që ti çojmë dikë tjetër. Festimi ma kërkoi me ngulm këtë gjë pasi donte t`ja bënte si nder mikut të tij që kishte avokat. Këtë punë Festimi donte shumë që tju realizonte pasi kur ra tërmeti në nëntor, ju prish kompleksi dhe kërkonte dëmshpërblim nga shteti dhe avokati do e ndihmonte që të merrte 500.000 euro.

 Festimi më çoi afër te shtëpia e saj dhe më tha se kush ishte objektivi. Unë e pashë atë ditë dhe e fiksova si pamje. Nga ajo ditë unë e ndoqa disa ditë vetëm për ti mësuar intenerarin dhe më pas e kam ndjekur një ditë me Asllan Plakun por ai nuk ma mbushi mendjen dhe e lashë si punë që të ma bënte ai dhe më pas i thash Eljo Bitrit dhe një djalë tjetër që nuk ja mbaj mend emrin dhe as si pamja nuk e mbaj mend mirë. E kam ndjekur gruan edhe me Eljon dhe atë djalin dhe i tregova ku rri çfarë bën.

Mbaj mend që ajo blinte byreqe në drekë tek një byrektore një kioskë njëkatëshe afër një shkolle, ajo rruge ka qenë mbrapa ish tregut elektrik mbaj mend që nga ajo rrugë dilje te një spital dhe më pas tek Tegu.

Ajo merrte çdo ditë byrek aty, ndonjëherë ajo pinte dhe kafe në një lokal në katin e 2 me disa gra të tjera. Pasi e pa Eljo se ku ishte u sigurua për personin dhe unë ika pastaj. Dua të shtoj se Festimi donte patjetër që ti thyenim një këmbë ose një dorë.

Eljo mbasi mbaroi punën më ka shkruar mesazh dhe më pas kemi pirë kafe duke më thënë që e kreva atë punë. Më tregoi që i kishte rënë me grushta fytyrës derisa e kishte parë që kishte qenë duke i dalë gjak nga fytyra. Godija ka ndodhur brenda në mjeti. Goditja ka ndodhur përballë byrektores.

Unë e prisja gruan që kur dilte nga shtëpia nuk e mbaj mend orën, dhe e ndiqja deri tek byrektoret në fakt e ndiqja kudo që shkonte ajo, doja të dija me imtësi rrugët që bënte ku shkonte që ti jepja informacion të plotë çunave. Shkova te Festimi i kërkova lekët por ai nuk ishte i kënaqur sepse nuk kishim thyer as këmbë as dorë por vetëm turinjtë. Festimi në atë moment kishte folur me avokatin.

 Avokati nuk ishte i kënaqur sepse nuk ishte arrit kërkesa e tij, ai donte që gruaja e tij të ishte sa më e dëmtuar. Avokati pagesën ja dha Festimit dhe i kishte kërkuar Festimit që të bënim një takim të 3 të shkoja dhe unë që të diskutonim që ta eleminonim gruan e tij komplet pasi nuk donte që të ishte më gjallë. Mesa di unë avokati nuk donte që gruaja e vet të ishte gjallë pasi ajo e kishte tradhtuar me një shokun e vet të ngushtë.

Duke e ndjek gruan unë e pash në fakt edhe të dashurin që vinte tek shtëpia e kësaj gruaje në Kodrën e Diellit, e kam parë disa herë. Ishte një burrë rreth të 45 – 50, trup i shëndosh i madh. Takimin e bëmë në një lokal në Tiranë, vendin nuk e mbaj mend se ishte natë.

 Isha unë me Festimin dhe më vonë erdhi edhe avokati me një person tjetër që kishte dalë nga burgu pasi e kishte nxjerrë avokati. Në tavolinë avokati më shprehu pakënaqësi për punën e pabëre siç duhet dhe më pas më tha më mirë që shkoi kështu pasi më është shtuar inati dhe dua ta eliminoj fare.

Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë. Ndenjëm dhe gjysmë ore tjetër por nuk e diskutuam më këtë gjë.

Ai po na tregonte se për rrahjen mos u bëj merak ti as shokët pasi po iku për të bërë denoncim ajo unë shefin e komisariatit e kam njeriun tim dhe ndërhyn ai që për këtë ngjarje të mos arrestohet kush. Pastaj ikëm për punën tonë unë me Festimin në Durrës.

 Gjatë rrugës Festimi me tha pse se mere atë punë pasi ai është robi jonë dhe do na bënte shumë ndere dhe punë të tjera se do e kishim në dorë atë pasi ai ka lidhje me gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe unë për atë punë e mbaj afër atë. Ai pinte shumë mall, kokainë. E mbyllëm si muhabet dhe se hapëm më”. 



Ju sugjerojmë

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
-U tha në Opinion

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

14 Korrik, 2025 10:57 pm
Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
-U tha në Opinion

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

14 Korrik, 2025 10:44 pm
Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
-U tha në Opinion

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

14 Korrik, 2025 10:32 pm
Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
Aktualitet

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

14 Korrik, 2025 10:05 pm
Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani
Aktualitet

Virusi i hepatitit A, në mostrat e frutave të ngrira të malit nga Serbia në Gjermani

14 Korrik, 2025 9:40 pm
Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!
Kryesore

Aksioni i IKMT-së në Theth, Rama: Ka filluar Rilindja urbane 2.0!

14 Korrik, 2025 9:29 pm
Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Para
Bardhi i përgjigjet Berishës: Askush nuk mund t’i imponohet Grupit Parlamentar

Bardhi-Berishës: Ndal pengmarrjen e PD, mos bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton

Rënia e Euros nuk ndalet, kursi me Lekun i afrohet minimumit historik

Euro bie poshtë 120 Lekëve,finalja e Ligës së Konferencës pritet të sjellë rënie

Conference League, Veliaj: Dy ‘Fan Zone’ për tifozët e Romës dhe Feyenoord

Conference League, Veliaj: Dy ‘Fan Zone’ për tifozët e Romës dhe Feyenoord
















TE FUNDIT

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës

Ish-ambasadori Daum zbulon vështirësitë e shqiptarëve:Qeveria ndaloi shitjen e bukës
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën me gazetarin, Blendi Fevziu, në “Opinion” ka risjellë në kujtesën e gjithë...

Lexo më shumë

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…

Hapi dyert e ambasadës për shqiptarët, Daum: Bëra mëkatin më të madh…
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, në intervistën për gazetarin Blendi Fevziu, në “Opinion” ka treguar momentet kur shumë shqiptarë vendosën të...

Lexo më shumë

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87

Intervista e fundit, ish-ambasadori Daum përshkruan Shqipërinë e viteve ’87
14 Korrik, 2025

Ish-ambasadori gjerman në Shqipëri, Werner Daum, u nda nga jeta dy ditë më parë, 12 korrik, gjatë një vizite në...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë

Aksident në Elbasan/ Automjeti përplas biçikletën, një i plagosur rëndë
14 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-ish-Metalurgjik. Sipas burimeve, një automjet ka përplasur një person,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com