Kryesore

Bardhi-Berishës: Ndal pengmarrjen e PD, mos bëj sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:28 - 20/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha për deputetin kristiano-demokrat në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum.

Ky i fundit deklaroi me 19 maj për DW se nuk do të bashkëpunojnë me PD-në, nëse ajo i kthehet së shkuarës.

Në një reagim në Twitter, Bardhi shkruan se Berisha duhet ët dëgjojë apelin e ndërkombëtarëve dhe duhet të ndalë pengmarrjen e PD.

Ndër të tjera deputeti i PD shkruan se Berisha “nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarisht”.

SB duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të 🇺🇸, tashmë edhe partnerët 🇪🇺 po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD.

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara.

Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtarësh dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”,-shkruan Bardhi./Opinion.al

Pas