Aktualitet

Duma-Ramës: Kur ishe i ri doje të ishe në PD. E ke seancë psikoterapike që të…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:24 - 28/04/22 |
Opi Nion

Deputetja e PD-se Grida Duma ka replikuar me kryeministrin Edi Rama pasi ky i fundit e quajti PD-në kope. Duma u shpreh se në një parti të djathtë nuk ekziston koncepti i kopesë, ndërsa theksoi se kur ishte i ri Rama kërkoi të ishte pjesë e PD-së.

Më tej ajo përmendi foton që kryeministri përdori në fushatën elektorale të 25 prillit për të cilën tha se zgjodhi të buzëqeshë si një zgjidhje për të qenë njeri i kulturuar.

“E kemi atë kohezionin e kopesë, e zgjidhim ne zoti Alibeaj. Ky kryeministri që iku tani, bën mirë që të dëgjoj minimalisht pjesën më të madhe se tha se do ju vendos gjobë. Iu drejtua; si kope. I përkas një partie të djathtë dhe jam krenare këtë. Në një parti të djathtë koncepti i kopesë, nuk ekziston dhe te të majtët është trashëguar kjo. Ai e tejkalon. E ka seancë psikoterapike që të pështyje me spërkla përroin e vetë. Atë parti që kur ishte i ri donte të aderonte. Donte të ishte aty te partia që ishte si e reja. Edhe ku u zgjodh kryetar bashkie, u zgjodh për të renë. Zhgënjeu me mendësinë e vjetër. Është sot i vjetër. Keni marrë pushtetin zonja ministre, por etikën më të lartë e kam treguar kur për fushatën e 25 prillit ky zotëria këtu e bëri me një foto timen personale. Ky e bëri. Unë zgjodha të buzëqesh, është zgjedhje për të qenë njeri i kulturuar deri te pika që mos ti japësh shkas përroit psikologjik të tij. Unë nuk njoh ndonjë ADN kopeje dhe se shpik dot; Ju flisni për të drejtë të informimi dhe ju zonja ministre i drejtoheni koleges time; në kokën tende! Ai me kriminelë bën fushatë të hapur. Unë miq të nderuar nuk besoj se në PS ka kope dhe njerëz që janë kope, por individë të spikatur dhe njerëz që e përdorim mirë statutin e deputetit, siç ka njerëz që e përdorin keq. Jemi sot te e drejta e informimit dhe privatësisë. Ka kaluar jo shumë nga 25 prilli, patronazhistët. Ju do të votoni sot për të drejtën e informimit, por keni kthyer patronazhistët. Një mik i imi që ka mbaruar shkollën në Francë, tha se është kaq e zhurmshme Shqipëria, dhe sa hap derën e banjos nga pallatet që ka ndërtuar ai, dihet se kujt i përket socialistëve apo demokratëve. Një pronar, një kryetar. Jo mo jo ne duhet të ndërtojmë një parti që ka mendim, individualitete. Ai shkatërroi besimin te tjetri. Patronazhistët, privatësia, do ngremë kartonët tona sot, pa pastruar ndërgjegjen.”, tha Duma.

Pas