-Shëndeti

Duhet të kryeni Fekondimin In-Vitro? 10 faktet që duhet të dini përpara


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:46 - 03/02/20 |
Geljano Fataj

Afërsisht një në tetë çifte ka probleme në arritjen e një shtatzanie. Nëse jeni duke provuar për të konceptuar një fëmijë por pa sukses duhet të dini që nuk jeni vetëm. Ka miliona çifte me të njejtin problem në të gjithë botën.

Infertiliteti përkufizohet si pamundësia për të arritur një shtatzani pas një viti marrdhëniesh të pambrojtura kur gruaja është nën 35 vjeç, ose pas 6 muajsh kur gruaja është mbi 35 vjeç. Pamvarsisht mitit që ka ekzistuar në Shqipëri se problemin e ka gjithmonë gruaja, kjo edhe për arsye të një shoqërie të mbyllur e maskiliste, diçka e tillë nuk është e vertetë. Të gjitha statistikat botërore tregojnë se 30-40 % e çifteve infertile e kanë problemin te gruaja dhe 30-50 % po ashtu e kanë problemin te mashkulli.
Nëse mendoni se keni probleme me fertilitetin, hapi I parë që duhet të bëni është gjetja e një qëndre me mjek të specializuar në fushën e infertilitetit. Ne jetojmë në kohën kur interneti është I rëndësishëm në jetën tonë por marrja e informacioneve nga Dr. Google nuk është mënyra më e mirë.

Gjeni një mjek me të cilin të lidheni

Ndërkohë që mendoni të filloni mos harroni se ju duhet një qendër e rëndësishme dhe me mjek të specializuar në këtë fushë. Ky është një moment I rëndësishëm në jetën tuaj, moment I cili ju lidh me endrrën tuaj për tu bërë prind kështu që ekipi I mjekëve të infertilitetit do ju drejtojnë drejt kësaj endrre. Besimi ndaj ekipit të mjekëve është shumë e rëndësishme.

Përqindjet e suksesit mund tju çojnë në ide të gabuar

Si një mjek në këtë fushë dhe të qënurit në kontakt me çifte që kanë nevojë për këtë proçedurë duhet tju them që përqindja e suksesit mund të jetë një konfuzion I vertetë. Dikush ju thotë 50% dikush 80% apo dikush 99%. Ajo që duhet të jetë e qartë dhe që unë ja përsëris të gjithë pacientëve është se Fekondimi In-Vitro nuk kryhet nga qejfi por nga halli, që do të thotë se do jetë e vetmja mënyrë që mund tju japë një shtatzani dhe që kudo që ta bëni nuk është 100% e sigurt që do arrini atë që dëshironi pasi këto janë limitet e mjekësisë, të paktën deri tani. Edhe çiftet që nuk kanë asnjë problem nuk arrijnë shtatzani çdo muaj që provojnë. Fiziologjia e riprodhimit varet nga shumë faktorë të cilat nuk janë arritur të zgjidhen 100 % deri më sot. Besimi ndaj ekipit dhe qendrës duhet tju japë vendimin për kryerjen e IVF-së dhe jo vetëm përqindja e suksesit.

Ne mund të punojmë me biologjinë tuaj por jo ta ndryshojmë atë

Ne mund të ndryshojmë dhe përmirsojmë shumë faktor por ne nuk mund të ndryshojmë moshën tuaj. Ne, mjekët kemi vite e vite shkollim e eksperiencë që na lejojnë tju zgjidhim problemet më komplekse mjekësore në mënyrën më profesionale të mundshme por nuk mund të ndryshojmë evolucionin biologjik tuajin. Biologjia dikton se aftësia e vezoreve për të prodhuar vezë ulet me kalimin e moshës dhe me moshën ulet dhe cilësia e vezëve te femrat dhe spermatozoideve te meshkujt. Gjëndje si Ovari Polikistik apo Endometrioza mund të përmirsohen por jo të eleminohen. Ndërkohë që këto fakte biologjike në jetë nuk mund të ndryshohen, me një ekip të mirë pas jush ekziston një mundësi e mirë suksesi.

Kostot janë të rëndësishme

Kosto e Fekondimit In-Vitro ndryshon nga vende të ndryshme. Ne Amerikë kostot shkojnë 12000$- 17000$ për çdo cikël IVF, në Europë dhe në Sqipëri çmimet ndryshojnë në 3000€-5000€. Fatkeqësisht në Sqipëeri ndryshe nga shumë vënde të tjera shteti apo siguracionet nuk mbulojnë asnjë kosto të Fekondimit In-vitro dhe as të medikamenteve që merren në raste të tilla.

Nuk ka asnjë vend si “Shtëpia”

Ne dekadën e kaluar kishte mijëra e mijëra shqipëtar që I drejtoheshin vendeve fqinje si Turqia, Italia apo vende të tjera për të kryer IVF.Kryenin proçedurën pa kuptuar e pa marrë vesh së çfarë kryej e bëhej me ta. Mund tju them me bindje se sot në Shqipëri ofrohen sherbime të infertilitetit në nivele të larta dhe që nuk kemi pse ti kemi “zili” asnjë vendi tjetër. Në të kundërt në klinikën ku unë punoj, kemi shumë çifte nga vende të tjera si Anglia, Italia, Zvicra, Greqia etj dhe I besojnë një vendimi të rëndësishëm të jetës së tyre pikërisht Shqipërisë.

Pyesni për mënyrën e fertilizimit!

Kur kryhet IVF, pra merren vezët nga gruaja dhe spermatozoidet nga bashkshorti ka dy mënyra bashkimi midis tyre:

Fertilizimi “klasik” – në kushte të veçanta, veza dhe një sasi e caktuar spermatozoidesh lihen bashke dhe pritet që veza ta zgjedhë vetë spermatozoidin e duhur. Kjo teknikë është praktikisht sikur ndodh bashkimi në rruge natyrale. Kjo kryhet kur parametrat e spermës janë brenda normës.

Injeksioni intra-citoplasmik I spermës (ICSI) – me anë të kësaj teknike jemi ne që përzgjedhim spermatozoidin me parametra morfologjikë më afër normës dhe e “vendosim” në citoplazmën e vezës. Kryhet kur problemi te mashkulli është I rëndësishëm.

Në bazë të studimeve të kryera deri tani kur ekzistojnë kushtet e aplikimit të teknikës së fertilizimit “klasik” rezultatet kanë treguar përqindje shtatzanie gati të njejtë midis dy teknikave por përqindje më të ulët aborti dhe peshë më të lartë në lindje të fëmijëve kur teknika është fekondimi “klasik”. Pra për sa kohë ekzistojnë kushtet e kryerjes së fertilizimit “klasik” nuk ka pse të mos përdoret kjo teknikë. Në eksperiencën time kemi patur me dhjetra çifte të cilët kishin dështuar në vende të tjera dhe kemi arritur suksesin e dëshiruar edhe me anë të zgjedhjes së teknikës së duhur. Jo të gjitha klinikat në Shqipëri I kryejnë të dyja teknikat kështu që interesohuni përpara me mjekun tuaj.

 “Binjak do ishte shumë mirë!”

Po, binjakë do ishte mrekulli, por një bebe do ishte me më pak rreziqe gjatë shtatzanisë. Numëri I embrioneve që transferohen gjatë shtatzanisë këshillohet nga mjeku dhe vendoset nga pacienti. Si mjek ne ju japim rekomandimet tona por vendimi përfundimtar vendoset nga çifti. Qëllimi ynë si mjek është lindja e një bebe të shëndoshë por për disa paciëntë mund të jetë më optimale transferimi I më shumë se një embrioni, kjo në varësi të moshës, arsyes së infertilitetit dhe financave. Nëse jeni kundër të pasurit një shtatzani me binjak apo trinjak duhet të transferoni vetëm një embrion.

Ngrirja e embrioneve është njësoj e suksesshe si embrionet e “freskëta”

Studimet e fundit kanë treguar se ngrirja e vezëve apo embrioneve është njësoj e suksesshme si me embrionet e “freskëta”. Nëse keni mundësi zgjedhje ngrini embrionet dhe jo vezët pasi embrionet janë më të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj ngrirjes e shkrirjes.

“Praktika” mjekësore është një proçes gjithmonë e në zhvillim

Në fushën e infertilitetit shkenca ka ecur me hapa gjigande dhe këto avancime kanë sjell ripercaktimin e protokolleve mjekësore. Rreth globit ka mjek e shkenctarë që punojnë fort për të gjetur të dhëna që do e bënin realitet shtatzaninë dhe prindërimin. Ne si mjekë duhet të jemi në koherencë dhe në njohje me të dhënat më të fundit në këtë fushë. Kur flisni me mjekun tuaj diskutoni rreth teknikave më të reja që janë aplikuar së fundmi.

Mos e humbisni shpresën!

Të gjitha sa thamë më sipër ju japin mundësi që ju ëndrrën tuaj ta ktheni në realitet, të bëheni prindër. Megjithëse Fertilizimi In-Vitro nuk është e sigurt që do arrrini shtatzaninë që në herën e parë që provoni nuk duhet ta humbni shpresën. Është përllogaritur nga Shoqata Europiane e Embriologjisë se në 3 cikle Fekondimi In-vitro 85% çifteve do e arrijnë suksesin, Ekzistojnë mbi 6 milion bebe të lindura në botë nga konceptimi me IVF. Asnjëherë nuk duhet të humbni shpresën. Ju bashkë me një ekip të kompletuar dhe të specializuar do ja dilni!

Pas