Aktualitet

Drogë dhe armë në banesa, në pranga vajza 23 vjeçe dhe një djalë 15 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 22/08/21 |
Opi Nion

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një djalë 15 vjeçar dhe një vajzë 23 vjeçe, pasi në banesat e tyre në Malësinë e Madhe janë gjetur lëndë narkotike dhe armë. Ndërkohë janë sekuestruar 10.2 kg kanabis, një armë zjarri pistoletë dhe janë  shpallur në kërkim familjarët e tyre.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)

Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë. Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa. Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike”, njoftoi policia./Opinion.al

 

Pas