Kronikë

Drogë, armë dhe grabitje, Policia arreston katër persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 29/07/21 |
Opi Nion

Polica ka arrestuar katër persona për vepra të ndryshme penale.

Në Lushnjë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “Kongresi”, një shtetas i kishte marrë çantën me para shtetasit Ç. S. dhe ishte larguar. Pas zbardhje së ngjarjes policia arrestoi  në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, autorin F. B., 29 vjeç, banues në Lushnjë.

Po nga këto struktura u kap shtetasi i shpallur në kërkim G. M., 21 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 13.12.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e paligjshme e lirisë” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”. Gjatë kontrollit fizik, 21-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan fara cannabis sativa.

Në Fier, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se një shtetas posedonte armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier lokalizuan personin dhe ushtruan kontroll në banesën e tij, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike cannabis sativa në proces tharjeje dhe një armë zjarri, të cilën ky shtetas e kishte fshehur në oborrin e banesës.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. M., 29 vjeç, banues në Vlosh, Roskovec. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kurjan, Roskovec, u godit një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. Ç., 26 vjeç, pasi në banesën e tij u gjetën të kultivuar fidanë kanabis.

Pas