Aktualitet

Burri dogji gruan në Gjirokastër, Basha: PD do ndërmarrë hapa ligjorë…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:06 - 29/07/21 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidhur ngjarjen e ndodhur sot në Gjirokastër, kur një 72-vjeçar dogji me benzinë bashkëshorten e tij, e cila aktualisht ndodhen në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut.

Basha dënon këtë ngjarje, teksa thotë se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e grave dhe për të ndaluar dhunimin e tyre.

“Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet,”-shprehet Basha./Opinion.al

Pas