Kronikë

Drogë, alkool dhe bixhoz në burg, gjykata le në burg 13 zyrtarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 04/02/22 |
Opi Nion

Gjykata e Elbasanit ka caktuar sot masat e sigurisë “Arrest me burg” për 13 nga të arrestuarit, nga operacioni policor “Trinomi”, i ekzekutuar 3 ditë më parë.

Akuzat që rëndojnë ndaj tyre lidhen me futjen e lëndëve narkotike brenda ambienteve të burgut. Ndërsa në këtë veprimtari të paligjshme dyshohet të jenë përfshirë edhe biznesmenë lokalë.

Mësohet se masa është dhënë sot vetëm për 13 zyrtarët e burgjeve, të cilët bashkëpunonin me të dënuarit duke marrë ryshfet në këmbim të lejimit të futjes së sendeve të paligjshme, drogë, alkool, bixhoz, etj.

Nga operacioni u arrestuan 28 persona, 13, zyrtarë në qeli, 2 arrest shtëpi dhe 13 janë të dënuarit që u është komunikuar vepra e re penale me të cilën do të përballen përpos dënimit që po vuajnë./Opinion.al

Pas