Aktualitet

PD denoncon:Asnjë banor s’ka marrë çelësat pas inaugurimit të banesave me Erdogan



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 04/02/22 |
Opi Nion

Partia Demokratike ka denoncuar se në kompleksin e pallatave të reja në Laç të inaguruara gjatë vizitës së Erdogan, nuk ka hyrë asnjë familje.

Sipas zëdhënëses së PD, Ina Zhupa, Edi Rama, përdori presidentin Erdogan për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç.

Zhupa thotë se gjithçka ishte një show, i vënë në skenë nga Edi Rama dhe banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre.

“Gati 3 javë më parë, Edi Rama përdori presidentin e Turqisë për të mashtruar me apartamentet e ndërtuar nga turqit në Laç. Rama dhe Erdogan u dhanë çelësat 4 familjeve, por, në të vërtetë, ato ishin vetëm sa për propagandë. Në kompleksin e pallatave të reja, nuk ka hyrë asnjë familje. Gjithçka ishte një shoë, i vënë në skenë nga Edi Rama. Banorëve nuk u jep askush përgjigje pse nuk po futen akoma në shtëpitë e tyre. Sa më gjatë rrinë ata në shtëpi me qera, aq më i madh është dëmi që i shkaktohet buxhetit, duke paguar bonusin e qerave, ndërsa shtëpitë e reja kanë përfunduar së ndërtuari rreth 3 muaj më parë. Qeveria dhe bashkia heshtin, duke sjellë vërdallë mbi 500 familje të Laçit, që po pengohen të hyjnë në shtepitë e tyre, të inauguruara 2 herë deri tani. Një herë nga Rama para Vitit të Ri, një herë nga Rama dhe Erdogan 3 javë më parë”, thotë Zhupa./Opinion.al

Pas