Te Fundit

Droga e Durrësit, lihen në burg 7 të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:16 - 19/10/15 |
b.f

Durrës – Gjykata ka lënë në burg 7 të arrestuarit e operacionit “Koordinata”, ku u sekuestruan 700 kg kanabis sativa. Kjo masë ishte kërkuar edhe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila akuzon të arrestuarit për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim dhe krijim grupi kriminal.” Arrest me burg pa afat u caktua për: Iqmet Pashollari, Festim Xhelilaj, Lutfi dhe Qerim Xeka, Pajtim Bracaj, Ajet Sulaj dhe Bejto Kotaj. Ky grup kriminal dyshohet se ne bashkepunim me njeri-tjetrin gjatë muajve qershor-korrik 2015, e në vazhdim, kane grumbulluar sasi të mëdha lënde narkotike, kryesisht të llojit canabis sattiva, e cila magazinohej në qytetin e Shkodrës, në objektin e shtetasit Bejto Kotaj per qellime te trafikmit jashte vendit. Sasite e konsiderueshme te bimeve narkotike pervecse ne zonen e Shkodres, mblidheshin dhe ne Kruje e ne jug te vendit. Lenda narkotike dergohej ne nje vile dy kate e ndodhur ne afersi te Porto Romano ne Durres. Ne kete shtepi lenda narkotike vendosej ne ambiente te ndryshme dhe perpunohej per t’u paketuar.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas