Te Fundit

Vlorë, shembet muri i avllisë, vdes e mitura 7 vjeç


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:23 - 19/10/15 |
b.f

VLORË- Një vajzë vetëm 7 vjeç ka humbur jetën pasditen e djeshme në periferi të Vlorës. Ajo ka qenë duke luajtur me shoqet kur është shembur muri rrethues i shtëpisë së saj duke e zënë poshtë. Siç bëjnë të ditur dëshmitarët, muri rreth 2 metra i lartë është shembur pasi ishte plasaritur prej reshjeve të ditëve të fundit. Vogëlushja me iniciale A.A nuk ka arritur t’ju mbijetojë plagëve të shumta në kokë dhe trup. Komshiu i familjes ku ndodhi tragjedia, Bedri Starova tregon mes lotësh se ishte një fëmijë i mbarë dhe vetëm fati i keq deshi që ajo të vdiste. “Ka qenë duke luajtur me shoqet moshatare që fatmirësisht arritën të shpëtojnë”, tha ai. Sipas tij, muri i cili ishte prishur nga reshjet dhe lageshtira, ndaj është shkëputur nga bazamenti.

Capture

 

Ne foto: Njoftimi per vdekjen e vajzes se vogel dhe vendi ku ndodhi ngjarja (lart)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas