Kryesore

Drejtorë të ministrive po vërshojnë në Peshkopi/Berisha:Janë kriminelë elektoralë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:38 - 18/02/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Kalanë e Dodës, ku u takua me disa banorë të zonës. Ai ishte bashkë me kandidatin për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Premtim Kryemadhin.

Berisha lëshoi akuza të forta nga Dibra, ku gjatë fjalës së tij u shpreh se ditët e fundit në Peshkopi po vërshojnë me vetura të shtetit dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas Berishës, ata janë kriminelë elektorale dhe iu tha dibranëve t’i fotografojnë targat pasi vendi i tyre nuk është në fushatë por t’iu shërbejnë qytetarëve.

“Këto ditë, dhjetëra drejtorë të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Punëve Publike vërshojnë drejt Peshkopisë me veturat e shtetit, me naftë të paguar nga shteti, në kundërshtim të ligjit elektoral. Çfarë janë këta? Janë kriminelë elektoralë që të gjithë. Prandaj ju ftoj t’ua fotografoni targat e makinave, t’i fotografoni vetë, vendi i tyre nuk është në fushatë sipas ligjit, por t’i shërbejnë qytetarëve”,-tha Berisha./Opinion.al

Pas