Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Le Figaro (1950)/Intervista me Mbretin Zog e Mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri

2022/02/18 at 4:18 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Le Figaro (1950)/Intervista me Mbretin Zog e Mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri

Nga Aurenc Bebja

 “Le Figaro” ka botuar, të premten e 21 korrikut 1950, në faqen n°5, intervistën ekskluzive të korrespondentes së saj Dominique Auclères me mbretin Zog dhe mbretëreshën Geraldinë në Aleksandri (Egjipt), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar 

Këtë herë, është pothuajse një pallat në të cilin hyj. Parku është i sheshuar, lulet me nuanca të ndritshme orientale formojnë grumbuj aromatike në një lëndinë të pastër të stilit anglez; dy kolona mbajnë një ballkon monumental, shtëpia e një harmonie të përsosur pret muret e saj ngjyrë kremi në horizont.

 Shefi i Oborrit mbretëror (le grand chambellan) është atje për të më pritur, ne jemi “miq të vjetër” që prej takimit më parë, dy shërbëtorë sudanezë të veshur me xhelaba (një lloj kaftani mëndafshi i lehtë) hapin derën e një sallon të mobiluar me kolltuqe të mëdha Luigji XV. Mbreti dhe mbretëresha vijnë të më takojnë, të dashur dhe të buzëqeshur.

 E shikoj Geraldinën : sytë e saj blu të qeshur, nën qerpikët e zinj, dhëmbët e saj verbues, buzëqeshja e saj që formon gropëza në faqet e saj, silueta e saj e gjatë elegante, duart e saj të vrazhda, këmbët e saj të holla; Unë dua t’i them asaj: “Ju shkëlqeni”, por me të vërtetë ai kompliment do të ishte shumë i pakëndshëm.

 — Zonjë, kam shkuar në Hungari, i thashë, në vendin tuaj të lindjes.

 I shkëlqejnë sytë, më bën të ulem dhe si nxënëse më nxit të flas. Por çfarë t’i them asaj për Budapestin, ku tani mbretëron terrori, çfarë lajmi t’i jap për familjet fisnike aleate me të sajën, që duhej të iknin nga regjimi i ri, apo që u bënë viktima të tij ?

 — Zonjë, a keni ende të afërm në Budapest ?

 — Jo, fatmirësisht, përgjigjet ajo. Motra ime u martua me një amerikan, vëllai im më i vogël – fytyra e saj u mbush me trishtim – vdiq nga një sëmundje e marrë në front (luftë).

  Ajo bën një pauzë dhe rifillon me njëfarë krenarie :

 — Ai luftoi me njerëzit tuaj në frontin e Francës.

 — A e dini, zonjë, se Zonjat e Zemrës së Shenjtë të Vjenës u tmerruan kur mësuan se po martoheshit me një mysliman ?

 Ajo nis të qeshë.

 — Jo, thotë ajo dhe shton me një psherëtimë të lehtë : Unë nuk jam kthyer kurrë në Austri që kur u largova nga manastiri.

 Mbreti ndërhyn në bisedë.

 — Çështja fetare në Shqipëri nuk përbën asnjë problem. Femrat myslimane u liruan atje si të tjerat nga unë në vitin 1920, kur isha ministër i Brendshëm.

 — Kemi pasur, tha Geraldina, jetën më të mirë të të gjitha kohërave, e dua Shqipërinë. Nëse do të mund të kthehesha atje, nuk do të kërkoja më kurrë të largohesha.

 — Mos e dëgjoni atë, më rekomandon Mbreti, sa më shpejt që ajo të jetë atje, do të dëshirojë sërish të shohë Parisin.

 — Për fustanet e tij ? i them.

 — Jo, për Parisin, përgjigjet Mbretëresha.

 Çfarë ndryshimi mes intervistës së djeshme dhe asaj që vazhdon në këtë kala të vogël ku gjithçka është rehati, elegancë dhe optimizëm.

 Komunizmi nuk ka rrënjë në Shqipëri

 Pavarësisht gjithçkaje, Mbreti është i shqetësuar. Ndjej se ai dëshiron të më bëjë të kuptoj se sa e ndjeshme është për të kjo vizitë franceze në pallatin e tij të vogël në mërgim.

 — Franca, më tha ai, ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me Shqipërinë gjatë historisë. Për pjesën tjetër, qendrat katolike në veri të Shqipërisë, mirditorët, ishin disi nën mbrojtjen e Francës. Kishte një korrespondencë të gjatë rreth tyre midis Quai d’Orsay (Ministrisë së Jashtme franceze) dhe Portës së Lartë.

 — Si akomodohet, i thashë, populli juaj i pavarur dhe krenar nën regjimin komunist ?

 — Ai nuk akomodohet, përgjigjet Mbreti Zog, me sytë e tij blu që shkëlqejnë nga zemërimi. Komunistët ? Do të kishim ndërhyrë shumë orë (kohë) më parë nëse ora (koha) do të dukej e përshtatshme.

 — Dhe kjo orë e mbarë, kur do të vijë ?

 — Mendoni, thotë Mbretëresha, duke i evituar të shoqit të përgjigjet, që mijëra vajza të reja, të shqyera nga duart e prindërve tyre, janë trajnuar ushtarakisht për t’u bërë partizane. Para disa kohësh ata u demobilizuan dhe u dërguan në shtëpi. Megjithatë, asnjë familje nuk pranoi t’i merrte ato. Ata refuzohen nga vetë prindërit e tyre. A nuk është kjo tragjike?

 — Në çdo rast, kjo dëshmon se komunizmi nuk ka rrënjë të thella në Shqipëri, tha Mbreti, duke mos dashur të qetësohet.

Intervista ndërpritet për një moment nga hyrja e papritur e një djali bjond të pashëm, një gjigant i vogël 11 vjeçar, i cili është më shtatlartë se unë. Ky djalë i ri ka grushta të fortë, sy blu të shkëlqyeshëm dhe flokë të zbehta bjonde.

Sytë e Mbretit drejtohen me krenari te djali i tij i vetëm, Princi Leka.

 — Ai quhet Aleksandër, tha ai. Aleksandër si të gjithë sundimtarët e mëdhenj të Shqipërisë që nga Aleksandri i Madh.

 — Mos vallë është, – i thashë Mbretëreshës, – fëmija që lindi në prag të pushtimit italian ?

 Mbretëresha e re tund kokën dhe ndërsa heroi i historisë së saj largohet, me tre hapa, për të gjetur shokët e tij të lojës në lulishten e oborrit, ajo më tregon për eksodin e saj.

 — Ka lindur më 5 prill 1939; ai ishte tashmë një gjigant i vogël dhe profesori Weibel, i ardhur posaçërisht nga Vjena, bëri mrekulli. Gjatë natës italianët dhanë ultimatumin e tyre, mbreti Zog më njoftoi menjëherë.

 — Menjëherë ? Vetëm pak orë pas lindjes ?

“Njëzet herë i jemi afruar vdekjes!”

 — Ai nuk mund të vepronte ndryshe, pasi para se të skadonte koha ne duhej të largoheshim. Ishte e Premtja e Shenjtë, 6 Prill, ishte ora 3 e mëngjesit. Ishte e pamundur të gjenim një ambulancë. U ngrita dhe hipa në makinën e mbretit. U nisëm për në Greqi. E mbajta fëmijën në krahë dhe u largova me Weibel-in. Në luginë kishte ardhur pranvera, por kur na u desh të kalonim qafën malore, në kufi, bora kishte bllokuar rrugët dhe kamufluar greminat. Njëzet herë, mendova se po shkonim drejt vdekjes. Ne ishim nisur në agim, por nuk arritëm në Greqi, në Follorinë, deri në orën 10 të mbrëmjes. Aty munda të pushoja tre ditë. Mbreti i Greqisë më dërgoi mjekët e tij. Më pas Weibel më la; i vinte keq të kthehej në Vjenë, i urrente nazistët !

 — Ishte një largim i vërtetë për në Egjipt, ai i kësaj nëne të re dhe foshnjës së saj të porsalindur, i thashë duke iu drejtuar Mbretit, dhe si arritët të bashkoheshit me gruan tuaj ?

 Fytyra e Zogut flet shumë për vështirësitë e rrugëtimit të tij, peripecitë e eksodit të katër motrave të tij, suitës së tij dhe valixhet e panumërta të mbushura me nxitim dhe për t’i shpëtuar nga fatkeqësia. Por ai bën një gjest si për të larguar mendimet e rënda.

 — E gjeta, kjo është gjëja kryesore.

 Dhe mbretëresha buzëqesh sërish, por sytë e saj mbushen me lot :

 — Shqipëria ishte aq e bukur, shëtitjet në mal, shëtitjet në majat e maleve, vizitat në kalanë e vjetër të Matit, atë të paraardhësve të mbretit, mishin e dashit të pjekur në hell dhe në natyrë, buka e misrit, jeta e lirë dhe hapësira !

 Mbreti e ndërpret dhe më pyet :

 — Çfarë mendoni për Ballkanin ?

 — Po ju, Madhëri, i thashë, a mendoni se ata mund të çlirohen ndonjëherë nga kontrolli bolshevik dhe a mendoni se satelitët do të sulmojnë Titon ?

 — Historia ka treguar, përgjigjet Zogu, se Franca ka mundur, nëpërmjet rolit të saj si ndërmjetëse, të shmangë luftërat; lufta do të ishte një fatkeqësi.

 — Po, Madhëri, por pas perdes së hekurt, popujt e vuajtur janë aq të çmendur sa të besojnë se një luftë do t’u sillte shpëtimin !

 — Është vërtet çmenduri, thotë Zogu. Kombet perëndimore duhet të bashkohen më në fund, sepse rusët po përfitojnë nga ndarja e popujve.

 — Do të ishte interesante të dihet nëse rusët synojnë të ruajnë Shqipërinë duke fortifikuar ishullin e Sazanit, i thashë.

 — Fortifikimet kanë mbetur të njëjta si në kohën e italianëve, përgjigjet ai pas një momenti reflektimi, por baza e nëndetëseve mund të bëhet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe e rrezikshme. Ata sjellin vërtet materialin e tyre të çmontuar, qarkullimi vazhdon me autokolona detare.

 — Dhe përfundimi i gjithë kësaj? Madhëri.

 — Përfundimi ka anën e tij ngushëlluese nëse vërehet se komunizmi nuk mund të zërë rrënjë as në Evropën Qendrore dhe as në Ballkan, tha ai; për pjesën tjetër, e ardhmja është ende e papërcaktuar, por shpresa mbetet.

 Dominique AUCLERES

 

Ju sugjerojmë

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë
Bota

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë

24 Mars, 2023 10:30 pm
Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes
InstaBIZ

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes

24 Mars, 2023 9:44 pm
Protesta/ Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth Kryeministrisë
Aktualitet

Zgjedhjet e 14 Majit, Ambasada e SHBA thirrje për kandidatë të pastër

24 Mars, 2023 9:22 pm
Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë
Kryesore

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

24 Mars, 2023 8:48 pm
Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë
Kryesore

Berisha nga Kamza: Gabim i pafalshëm mosmarrja pjesë në zgjedhje, po e korigjojmë

24 Mars, 2023 8:33 pm
Veliaj: Ndërtimet pa leje në Tiranë janë ulur me 95%
Sociale

Veliaj: Ndërtimet pa leje në Tiranë janë ulur me 95%

24 Mars, 2023 8:11 pm
I aftë të shkatërrojë një qytet, asteroid gjigand kalon mes Tokës dhe Hënës këtë fundjavë
-Teknologji

I aftë të shkatërrojë një qytet, asteroid gjigand kalon mes Tokës dhe Hënës këtë fundjavë

24 Mars, 2023 8:07 pm
Mediat: Politikania opozitare u helmua me metale të rënda
Bota

Mediat: Politikania opozitare u helmua me metale të rënda

24 Mars, 2023 7:53 pm
Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën
Rajoni

Me simbole ruse, djathtistët serbë protestojnë kundër marrëveshjes me Kosovën

24 Mars, 2023 7:44 pm
Abazoviç flet për situatën në Mal të Zi: Besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur
Kryesore

Abazoviç flet për situatën në Mal të Zi: Besoj se çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur

24 Mars, 2023 7:27 pm
Para
“Premtim Kryemadhi është i zgjedhuri i Ulsi Manjas”,PD:Gruaja e tij nuk hetoi…

“Premtim Kryemadhi është i zgjedhuri i Ulsi Manjas”,PD:Gruaja e tij nuk hetoi...

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

Shqipëria dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshjen e njohjes së sigurimeve shoqërore

Holanda do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë

Holanda do të dërgojë pajisje ushtarake në Ukrainë





TE FUNDIT

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë

Rreziku që vjen nga Zaporizhia, mund të përsërisë në Fukushima këtë herë në Europë
24 Mars, 2023

“Si rezultat i rënies së ujit nga rezervuari Kakhovka, ekziston rreziku i dështimit të sistemeve të ftohjes së termocentralit bërthamor...

Lexo më shumë

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes

Ilir Meta ndan foton nga fëmijëria në ditën e lindjes
24 Mars, 2023

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur një foto fëmijërie ku shihet së bashku me nënën e tij,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 14 Majit, Ambasada e SHBA thirrje për kandidatë të pastër

Protesta/ Ambasada e SHBA-qytetarëve të saj: Shmangni zonat përreth Kryeministrisë
24 Mars, 2023

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë sot me një deklaratë ku u ka bërë thirrje...

Lexo më shumë

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë

Prezantohet fanella e re e Kombëtares, debutimi në ndeshjen ndaj Polonisë
24 Mars, 2023

Federata Shqiptare e Futbollit zbuloi fanelën që do të mbajë Kombëtarja në këtë sezon të Euro 2024. Shqiponja në qendër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com