Është diskutuar te enjte (17 shkurt) në emisionin “Opinion” për temën “Publikohen fakte të reja për inceneratorët ”.
“Opinion” është fokusuar në një nga problemet më të mprehta të debatuara së fundmi ai që lidhet me inceneratorët. Opozita akuzon qeverinë për një aferë të madhe korruptive prej miliona eurosh. Nga ana e saj qeveria ka pasur një parim se inceneratorët duhen për çështjen e ambientit, procedura ka qenë e rregullt dhe nëse ka patur abuzime personat që kanë abuzuar të mbajnë përgjegjësi personale. Ndërsa të vetmit që nuk kanë folur kanë qenë vetë përfaqësuesit e inceneratorëve.
Të ftuar në studio për të folur për këtë temë:
- Ervin Salianji
- Klodiana Lala
- Agron Shehaj
- Plarent Ndreca
- Etien Xhafaj
- Pano Soko
Po ashtu në “Opinion” është diskutuar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi që Ilir Meta të qëndrojë në detyrën si President i Republikës.
Në lidhje direkte për këtë temë kanë qenë:
- Baton Haxhiu
- Artan Hoxha