Aktualitet

Drejt Britanisë me letra italiane false, tre të arrestuar në Rinas


               Publikuar në : 09:43 - 09/11/19 |
geliano fataj

Tre të rinj janë vënë në pranga të Policisë Kufitare në Rinas. Ata po përdornin karta identiteti, apo shëndeti italiane të falsifikuara. Qëllimi ishte fluturimi drejt Milanos, e më pas për në Britaninë e Madhe.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, pas dyshimeve të krijuara gjatë përpunimit të dokumentacionit, si dhe të shkëmbimit të informacionit me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, kaluan për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, të rinjtë. Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar ndaj këtyre personave, shërbimet e Policisë Kufitare Rinas gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 karta identiteti dhe 3 karta shëndeti italiane të dyshuara si të falsifikuara”, njofton policia.

Të premten, policia do të njoftonte se kishte goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin e dokumenteve me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave. Në pranga përfunduan 3 anëtarë të këtij grupi, të gjithë të dënuar më parë.

Këta persona kishin një ambient në qytetin e Durrësit, të cilin e përdornin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë. Pasi gjenin klientë, ata kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit./ Opinion.al

Pas