Kronikë

“Fermë të sofistikuar” kanabisi, dy shqiptarë të arrestuar


               Publikuar në : 10:52 - 09/11/19 |
geliano fataj

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia në Britaninë e Madhe, teksa punonin në një fermë “të sofistikuar” kanabisi, në një shtëpi të Sëansea Valley. Shtëpia sipas mediave lokale ishte marrë me qira nga disa “burra misteriozë” italianë.

Kur policia bastisi pronën e tyre zbuloi se ishte kthyer në një fermë ku kultivoheshin më shumë se 300 bimë kanabis.

Kamerat e trupit të policëve, tregojnë momentin kur futen në banesë, ndërsa një nga policët habitet kur shikon gjithë “fermën e sofistikuar” të kanabisit. Të arrestuar janë Pashko Paluca dhe Bekim Selmani.

Gjatë operacionit policia gjeti duke punuar 27-vjeçarin Bekim Selmani që shkurtonte bimët e kanabisit. Më pas arrestuan 26-vjeçarin Pashko Paluca.

Ky i fundit nuk ka folur përpara hetuesve, ndërsa Selmani tha se paguhej 250 paund pastruar kanabisin dhe nga “puna” priste të fitonte deri në 6 mijë paund. / Opinion.al

Për të parë videon klikoni këtu

Pas