Kryesore

“Dorëhiqu, largohu nga pushteti”,Berisha tregon mesazhin e qytetarëve në protestë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 08/07/22 |
Opi Nion

Kryetari i PD, Sali Berisha lidhur me protestën e zhvilluar dje tha se qytetarët në shesh i dërguan një mesazh kryeministrit Rama.

Sipas Berishës, protestuesit kërkuan dorëheqjen dhe largimin e Ramës.

Në takimin e përjavshëm me gazetarët, ai tha se qytetarët ikën me mendimin se do të riktheheshin sërish në protesta të tjera.

Data 7 do të mbahet si datë historike për kombin dhe botën. Dy gjera nga ajo protestë dua t’u them. Ndoshta i keni kapur më mirë se unë. Qytetarët do më thoshte një mik i imi që ndodhej te ministria e Brendshme. Ajo që më bëri përshtypje se i thonin njëri-tjetrit; sa mirë ke bërë që ke dalë. Pra e ndjejnë detyrën madhore, që po kryeni një detyrim madhor. E dyta; absolutisht se secili është larguar me bindjen për t’u kthyer sërish. U larguan të qetë, paqësor, pasi dhanë një mesazh të fortë Ramës; Dorëhiqu. Largohu nga pushteti!”,-tha Berisha.

Pas