Kryesore

Si do ta rrëzoni Ramën nga pushteti? Berisha i vendosur: Po nuk iku do e heqim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:44 - 08/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh i vendosur në qëndrimin e tij për largimin e kryeministrit Rama nga qeveria.

I pyetur nga gazetarët se si do ta rrëzojë Ramën nga pushtetit, ai tha: “Po nuk iku do ta heqin”

Në fakt, po nuk iku do ta heqin. Meqë shtrove çështjen, unë kam këtë koment. Dje kam deklaruar para shqiptarëve dhe botës Edi Ramën armik, dhe sigurisht mund të ketë patur edhe njerëz që mendojnë se kjo ishte e rëndë. Unë e kam deklaruar atë armik, me bindjen më të thellë për dy arsye: E para për monizmin që vendosi. Monizmin e rrëzuam në vitet 90, e kishin etrit e Ramës dhe e ktheu Edi Rama. Monizmin Edi Rama e ktheu duke rrëmbyer votën ë shqiptarëve. Për mua vota është thelbi i lirisë. Duke marrë votat me patronazhistët. Edi Rama vendosi monizmin që ne rrëzuam në vitet 90, por nëse ka fatkeqësi supreme për një komb është monizmi. Edi Rama do trajtohet si armik i votës së lirë dhe kurrë nuk do të prekë votën e shqiptarëve”,-tha Berisha.

Pas