Kryesore

Berisha denoncon: Në Butrint del djali i xhaxhait të Damianit me 30 mln euro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:11 - 08/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha në takimin e përjavshëm me gazetarët, nga selia blu ka denoncuar se në konçensionin e Parkut të Butrintit, ka dalë emri i një familjari të Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknurit.

Berisha tha se në këtë konçension ka dalë djali i xhaxhait të Gjiknurit, Thanasi me 30 milionë euro.

Siç e shpreha, largimi i Edi Ramës nga pushteti është objektivi më imediat i këtij revolucioni. Pa diskutim që krijimi i një klime për zgjedhje të lira, është objektiv madhor i kësaj partie. Themelore është përmbysja e monizmit, është ndëshkimi i vjedhjeve të tmerrshme dhe mbulimi që i bën SPAK-u dhe Prokuroria. A e morët vesh, në Butrint del djali i xhaxhait të Damianit. Me 30 mln euro del Thanasi i Damianit. Rastësira janë këto? Janë përdorim për plaçkitje. Këta duhet të ikin. PD nuk njeh formë tjetër pushteti përveç votës së lirë”-tha Berisha.

Pas