Kryesore

Berisha: Shqiptarët do të harrojnë Sali Berishën e dytë, s’do ketë mjerim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:21 - 08/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët se çfarë do t’u ofrojë qytetarëve, Sali Berisha u shpreh se do t’i bëjë që të harrojnë mandatin e tij të dytë si kryeministër.

Berisha tha se do të rivendoste liritë dhe të drejtat e shqiptarëve, ndërsa premtoi edhe ndryshim të gjendjes së tyre ekonomike.

Mendoj se në një mandat të ri, Sali Berisha do t’i bënte shqiptarët të harronin Salin Berishën e dytë. Në një mandat të ri, pa asnjë dyshim që do rivendosim liritë dhe të drejtat e tyre dhe krahas kësaj do kishte ndryshime substanciale në gjendjen e tyre ekonomike. Që të marrësh një borxh siç ka marrë Edi Rama, në qeverisjen e mëparshme borxhi është rritur me 4.4%. Ishte 58.2 shkoi 62.6%. U dyfishuan rrogat dhe pensionet. Në këtë qeverisje borxhi u rrit nga 62.6% në 107 dhe rrogat dhe pensionet sot në qoftë se i proporcionon me inflacionin janë 30-40% më të ulta. Pra çfarë do bënte Sali Berisha? Nuk do kishte shqiptarë në mjerim, do kishte një minimum jetik, do kishte një dyfishim dhe mbidyfishim të rrogave dhe pensioneve, do kishte pa asnjë diskutim një transformim rrënjësor të sistemit të arsimit, shëndetësisë, të jetesës së tyre dhe të dinjitetit të tyre”,-tha Berisha.

Pas