Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e drejtorëve, reagon PD: Tom Doshi administron PS në Shkodër

2019/08/29 at 4:34 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqja e drejtorëve, reagon PD: Tom Doshi administron PS në Shkodër

Pas dorëheqjeve të drejtorëve, ka reaguar Partia Demokratike në Shkodër. Përmes një deklarate për mediat selia blu e Shkodrës, shprehet se kryeministri Edi Rama po imponon një proces antiligjor dhe se PS e Shkodrës tashmë administrohet nga Tom Doshi.

PD thekson ndër të tjera se; “Një lëvizje e tillë e Edi Ramës, bëhet edhe për ti hedhur “hi syve” shkodranëve. Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim.”

Eklarata e plotë e PD Shkodër:

Edi Rama, kryetari i sektit të Rilindjes, orët e fundit po imponon një proces tërësisht antiligjor, diskriminues dhe në gjurmët e etërve të tij biologjikë e politikë. Edi Rama po vendos PS Shkodër, në administrimin e Tom Doshit, personit i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por fillimisht, po i spastron “fushën” duke i lënë në dorë të gjitha drejtoritë rajonale në Shkodër.

Me një urdhër të paprecedent në historinë edhe të vendeve më të prapambetura të Afrikës, Edi Rama ka nisur instalimin e partisë – shtet duke filluar nga Shkodra, ekzaktësisht siç bënë komunistët në 1945.

Urdhri për dorëheqje në bllok të të gjithë drejtorëve rajonalë në Qarkun e Shkodrës, është totalisht antiligjor dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës, Statusit të Nëpunësit Civil dhe Kodit të Punës. Me një urdhër të tillë, Rama po zëvendëson njërën bandë me një bandë tjetër.

Pasi të lirohen postet e drejtorëve, do të jetë “mëkëmbësi” i Edi Ramës në Shkodër, Tom Doshi, që do të emërojë drejtorët e rinj rajonal, në koordinim të plotë me kreun e bandës së Rilindjes, kryeministrin e fatkeqësisë kombëtare.

Revanshi i rradhës i kryeministrit uzurpator, tregon se ai shtetin e konsideron “parcelë private”, pronë të tij dhe të sektit të rrezikshëm kriminal të Rilindjes. Bindja e verbër ndaj urdhrave antiligjorë, për ndëshkime kolektive përmes dorëheqjeve të detyruara me urdhër partie, është mungesë dinjiteti, pranim i tutelës partiake në vend të zbatimit të ligjit, nënshtrim ndaj një individi psikopatik.

Një lëvizje e tillë e Edi Ramës, bëhet edhe për ti hedhur “hi syve” shkodranëve. Është një përpjekje e dështuar për të tërhequr vëmendjen nga skandali i Shkodrës, ku me 30 qershor kandidoi një të inkriminuar, ashtu siç bëri me Vorën dhe me bashki të tjera që do të evidentohen në ditët në vijim.

Nga sot, Shkodra e Shqipëria kanë një arsye më shumë për tu angazhuar në largimin një orë e më parë të Edi Ramës kësaj fatkeqësie kombëtare që nuk ndalet duke krijuar probleme për shkodranët e shqiptarët.

Të gjithë bashkë, pa dallime partiake kemi detyrë para të sotmes dhe të ardhmes, të ngrihemi e ta shporrim një sahat e më parë! RAMA IK!/ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
Bota

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

14 Korrik, 2025 8:59 pm
Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
Bota

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

14 Korrik, 2025 8:33 pm
Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
Rajoni

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

14 Korrik, 2025 8:09 pm
Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
Aktualitet

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

14 Korrik, 2025 7:40 pm
Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje
Kryesore

Belinda Balluku kërkon dorëheqjen e drejtorëve të Bashkisë Lushnje

14 Korrik, 2025 7:32 pm
Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë
Rajoni

Serbia dhe Kina do të kryejnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë

14 Korrik, 2025 7:18 pm
Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..
-Jetë dhe Stil

Planetët sjellin trazira!Meri Shehu:Javë me shpërthime emocionale dhe përplasje në..

14 Korrik, 2025 7:02 pm
Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan
Bota

Takimi në SHBA,Rutte:Putin ta marrë seriozisht paralajmërimin e presidentit amerikan

14 Korrik, 2025 6:44 pm
Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet
Aktualitet

Degradohet ura e Milotit, asnjë masë e ndërmarrë deri më tani nga institucionet

14 Korrik, 2025 6:20 pm
Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën
Bota

Trump kërcënon Rusinë me tarifa nëse nuk arrihet marrëveshje për Ukrainën

14 Korrik, 2025 6:05 pm
Para
Zjarr në Delvinë, rrezikohen banesat

Zjarr në Delvinë, rrezikohen banesat

Pas Shkodrës, PS paralajmëron ndryshime në të gjitha degët e partisë

Pas Shkodrës, PS paralajmëron ndryshime në të gjitha degët e partisë

Foto/ Destinacionet që ja vlejnë të vizitohen në vjeshtë

Foto/ Destinacionet që ja vlejnë të vizitohen në vjeshtë

TE FUNDIT

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në

Qëndrimi i Kinës ndaj Ukrainës alarmon BE-në
14 Korrik, 2025

Publikisht, Pekini e paraqet veten si palë neutrale në luftën e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës. Në njërën anë,...

Lexo më shumë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë
14 Korrik, 2025

Temperaturat e larta shkaktuan 1.180 vdekje në Spanjë gjatë dy muajve të fundit, një rritje e ndjeshme krahasuar me të...

Lexo më shumë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë

Vëllai i Liridona Ademajt dëshmon në Gjykatë
14 Korrik, 2025

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë gjykimit ndaj Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj,...

Lexo më shumë

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative

Shkodër/ Japin dorëheqje drejtuesit e njësive administrative
14 Korrik, 2025

Pasditen e sotme, të gjithë administratorët e njësive administrative në Bashkinë Shkodër kanë paraqitur dorëheqjen nga pozicionet e tyre pranë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com