Aktualitet

Dokumeti/Pse po dënohen dy deputetët e PD. Paloka: Çudi, s’paskemi qenë të dehur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:43 - 15/11/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka bërë publike dokumentin e vendimit të sekretariatit për procedurat, votimet dhe etikën, i cili vendosi disa ditë më parë të përjashtojë me 10 ditë nga punimet e Kuvendit dhe nga komisionet parlamentare dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Në dokument thuhet se dy deputetët duhet të marrin masën disiplinore pasi kanë përdorur fjalë fyese ndaj kryeministrit; kanë kryer sjellje të pahijshme në sallën e seancës plenare duke shkelur etikën parlamentare, por nuk përmendet se kanë qenë të dehur.

Teksa publikon vendimin, Paloka shkruan në rrjetet sociale: “Çudi, nuk paskemi qene “te dehur” siç perseriste i shperfytyruari ne seance plenare!!! Në fakt thjeshtë i kthyem restin per lumin e sharjeve dhe fyerjeve qe ai leshoi nje dite me pare ndaj opozites dhe kjo eshte me e pakta qe ai meriton”.

 

Pas