Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Veliaj: Opozita e ka kthyer në sport me shajt Shqipërinë, por ka vila e kulla sot

2022/11/15 at 1:20 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar këtë të martë një takim me të rinjtë e Njësisë 4, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti.


Gjatë fjalës së tij, Veliaj foli për lehtësirat ndaj studentëve dhe mbështetjen e bashkisë, si mundësi për të krijuar histori suksesi në Tiranë.

“Kartën e Studentit e kishin premtuar të gjithë, por e bëri kjo administratë dhe kjo qeveri sepse nuk mjafton vetëm të ankohesh dhe të gjesh fajtorin, por duhet gjithmonë dikush që thotë: “E di çfarë? Po e bëjmë ne”. Ne vendosëm që, në vend që të bëheshim pjesë e korit për të gjetur fajtorin, u bëmë pjesë e zgjidhjes. Mund të flasim pafund sot për luftën që shkakton Putini dhe inflacionin e luftës, por në fund të ditës, të shpjegosh diçka ose t’i bashkohesh korit të atyre që vajtojnë, nuk ndihmon. Ajo që ndihmon është vendimi i Këshillit Bashkiak që abonenë për studentët ta bëjmë falas, ata thjesht duhet të pajisen me Kartën e Studentit. Jam shumë krenar që, mbi 20 mijë student e kanë tërhequr abonenë dhe udhëtojnë falas në të gjithë qytetin e Tiranës. Besoj se ishte një vendim i drejtë dhe një premtim i mbajtur”, tha Veliaj.

Fushata, shtoi Veliaj, po prodhon patetizma nga më të çuditshmet, ku të rinjtë që vijnë nga qytete të tjera i quajnë të ardhur.

“Dikur ka qenë një shprehje: ‘Sa herë vjen cirku në fshat, dalin të gjithë kllounët ta përshëndesin’. Tani që vjen fushata dalin lloj-lloj pjesëtarë të këtij cirku dhe thonë marrëzira nga të më ndryshmet. Një nga marrëzirat që kam dëgjuar dhe që secili prej kandidatëve bën garë kush e thotë më fort, është se ‘unë nuk jam i ardhur, jam nga Tirana. Nuk jam si këta të tjerët, që janë ardhacakë’. Unë besoj se në vitin 2022 kjo është gjëja më raciste që mund të thuhet. Në 2022 ti nuk mund të thuash më kush është i ardhur. Vetëm 5% e qytetarëve janë 400 vjet tironsa. Të gjithë të tjerët janë brezi i dytë, brezi i tretë. Para 100 vjetëve, kur u shpall Kryeqytet, Tirana kishte vetëm 10 mijë vetë, ndërsa sot është 1 milion e 10 mijë veta. Llogarinë e bëni vetë. Ne nuk pajtohemi me këtë racizëm patetik. Unë e kuptoj, fushata prodhon emocione, por jo deri në fazën kur ti tregohesh racist për ata që e kanë bërë Tiranën histori suksesi,” deklaroi kreu i Bashkisë.

Sipas Veliajt, ata që e shajnë më shumë Shqipërinë dhe Tiranën janë pikërisht ata që vetë jetojnë në vila.

“Një sport i rrezikshëm, që luhet masivisht nga një pjesë, por fatmirësisht jo nga shumica, është ky sporti me shajt Shqipërinë. Thonë: ‘Ky vend nuk bëhet’, ‘Këtu nuk jetohet!’ Ata që e thonë më shumë këtë gjë janë ata që jetojnë më mirë, kanë vila te Gjiri i Lalëzit, kanë shtëpi në Lundër, kanë zyra në kulla. Njerëzit që ankohen më shumë në politikë, janë ata që në fakt i kanë punët më mirë. E kanë kthyer në modë këtë. Gjejnë gazetarë të huaj, flasin keq. Dhe ti thua: ‘Po mirë, ajo juria në Bruksel, kaq pa sy dhe pa veshë ishte sa nga 600 qytete tha se Tirana e meriton të jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë?!’ Para ca ditësh morëm titullin ‘Qyteti Europain i Sportit 2023’. Prapë nisi ky sporti: ‘Ky është vendi më i ndotur’. Nëse është më i ndoturi, hap aplikacionin ‘Il Meteo’, i cili ka një satelit që e pranon gjithë Europa si matës të ajrit dhe na jep rezultat konkret. Pse duhet dikush të bëjë politikë duke sharë vendin e tij? Ne mund të kemi bindje nga më të ndryshmet, por një bindje duhet ta kemi të përbashkët: Me shajt qytetin tonë dhe me shajt vendin tonë është mëkat!” e mbylli Veliaj fjalën e tij.



Ju sugjerojmë

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi
Kryesore

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

18 Korrik, 2026 1:08 pm
Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët
Kronikë

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

18 Korrik, 2026 12:27 pm
Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein
Bota

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

18 Korrik, 2026 12:02 pm
Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari
Kronikë

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

18 Korrik, 2026 11:29 am
Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95
Bota

Ukraina godet një nga asetet strategjike të Rusisë, dëmtohet bombarduesi Tu-95

18 Korrik, 2026 11:25 am
Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në
Bota

Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja për tymin që mbuloi SHBA-në

18 Korrik, 2026 11:22 am
Para

Avokati i Orges Xhelilit: Policët e kanë marrë forcërisht, kanë dashur ta përdhunojë

FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

FIFA kërkon armëpushim në Ukrainë gjatë Kupës së Botës

Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin

Inceneratori i Elbasanit, SPAK akuzë për ish-deputetin e PS dhe Mirel Mërtirin
















TE FUNDIT

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
18 Korrik, 2026

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga...

Lexo më shumë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
18 Korrik, 2026

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara...

Lexo më shumë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
18 Korrik, 2026

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
18 Korrik, 2026

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet. Persona të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}