Aktualitet

Dokle mesazh për Finon:Të shkrova, s’u përgjigje, shpirti im e parandjeu


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:26 - 29/03/21 |
Opi Nion

Një mesazh prekës ka ndarë në rrjetet sociale ish-deputeti socialist Namik Dokle, pas vdekjes së deputetit dhe ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Teksa thotë se i kishte telefonuar dhe Fino nuk ishte përgjigjur, Dokle shton se shpirti i tij e kishte parandjerë gjëmën.

“MOS, BASHKIM, MOS, Ç’NA BËRE KESHTU?! Te telefonova, nuk u pergjigje…te dergova mesazh, nuk u pergjigje…dhe shpirti im (mallkuar qofte!) e parandjeu gjëmën!

Kurre nuk kishte ndodhur ashtu…Kisha tre dite qe me mendje flisja me ty, me ty, miku im i mire, miku im i perjetshem, mik i paharruar.  E kujt i duhen tash keto fjale?! Ti ike dhe na le…ç’na bere keshtu?!”, shkruan Namik Dokle.

Bashkim Fino ndërroi jetë këtë të hënë pasi humbi betejën me koronavirusin./Opinion.al

Pas