Kronikë

Dogji sipërfaqen me ullinj, procedohet penalisht autori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 24/07/22 |
Opi Nion

Një 50-vjeçar nga Karbunara e Lushnjës është proceduar penalisht nga Policia, pasi i vuri zjarrin tokës së tij, ku si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve të tjerë.

“Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin I. S., 50 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnjë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me ullinj, në pronësi të shtetasve E. M. dhe P. M”, thuhet në njoftimin e  Policisë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Pas