Rajoni

Dodiku kundër, Bosnje dhe Hercegovina nuk njeh pavarësinë e Kosovës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:17 - 17/09/20 |
Opi Nion

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, ka votuar kundër njohjes së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të presidencës, të mbajtur të enjten.

Anëtari tjetër i presidencës, Zhelko Komshiq, i cili edhe e ka bërë propozimin për shqyrtimin e njohjes së Kosovës, ka votuar pro, sikurse anëtari tjetër, Shefik Xhaferoviç. Vendimi në presidencës trepalëshe merret me konsensus të tre anëtarëve.

“Dodik nuk e pranoi njohjen e Kosovës si shtet të pavarur. Ne votuam 2-1 për atë vendim. Dodik ishte kundër dhe kjo do të jetë një temë në javët e ardhshme. Pritet që Dodik të kërkojë një seancë të Asamblesë Kombëtare të Republikës Serbe dhe të paraqesë ato tema ku ndërlidhet Kosova dhe Republika Serbe. Kjo është një temë e rrezikshme që mund të përshkallëzohet me historinë e ndarjes, dhe supozoj se të gjithë e dini ku na çon tërë kjo”, ka thënë Komshiç.

Kërkesa për shqyrtimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës u bë nga anëtari i presidencës, Zhelko Komshiq, kjo pasi që anëtari tjetër i presidencës, Millorad Dodik ka kërkuar se në seancë të diskutohet zhvendosja e ambasadës së Bosnjës nga Tel Avivi në Jerusalem.

Komshiq tha se Dodiku iu referua marrëveshjes në Uashington, e cila u nënshkrua nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Kosova është një realitet, Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë atë. Kushdo që ka frikë nga një vendim si njohja e Kosovës nuk duhet të ulet në Presidencën e Bosnje dhe Hercegovinës”, tha Komshiç.

Ndryshe, në kuadër të një marrëveshjeje me Kosovën, të nënshkruar në Uashington më 4 shtator, Serbia ka rënë dakord për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem./REL

Pas