Rajoni

Pandemia në Kosovë, tre viktima dhe 43 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:12 - 17/09/20 |
el ida

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të enjten se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Po ashtu, sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 43 raste të reja me Covid-19.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 239 pacientë janë shëruar, për një total prej 12.188 të shëruarish.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14.882 persona, nga të cilët 607 nuk e kanë mposhtur dot virusin./Opinion.al

Pas