Kryesore

“Do ta padis”, Bardhi reagon pas Babanit: Në cilin hotel ke buajtur?


               Publikuar në : 17:21 - 16/09/19 |
Al Do

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Mark Babanit ku ky i fundit mohoi të ketë qenë i dënuar dhe tha se do ta hidhte në gjyq Bardhin.

Bardhi shkruan se Babanit do ti duhen avokatët për tu mbrojtur dhe e pyet mbi deklaratën e tij se në Itali ka qëndruar në hotel teksa punonte.

“Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë. Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?” shkruan Bardhi.

Reagimi i Gazment Bardhit

Marq Babaj bën shumë mirë që paska avokatë, se do t’i duhen për të negociuar vitet e burgut për fshehje të faktit që është arrestuar për vjedhje makinash në Siçili më në 4 Prill 1994.

Derisa të bëjë gati padinë ndaj meje, të përgjigjet edhe për një fakt tjetër nga jeta e tij nëpër “hotelet” e Italisë.

Në datën 24 Janar 1996 në cilin hotel ke bujtur?

Nëse për këtë Marq Babaj nuk e ka kujtesën shumë të fortë, do t’ia rifreskojmë në vazhdim.

Mirë është që hajduti i makinave të Siçilisë të mos ia qajë hallin Edi Ramës, se atij i duhet avokat për vete.

p.s: Kur Marq Babaj të më padisë, të më njoftojë me cilin nga 4-5-6-7 emrat që ka përdorur Mark Babani i Edi Ramës për t’iu fshehur drejtësisë italiane, duhet ta kërkoj në sistemin e gjykatës. /Opinion.al

Pas