Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Do që të ikë jashtë shtetit,gabimi i gjimnazit mund t’i kushtojë studimet e jetës

2022/06/24 at 9:18 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Do që të ikë jashtë shtetit,gabimi i gjimnazit mund t’i kushtojë studimet e jetës

Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesme “Myslym Keta”, në Kombinat. Mirela Xara, thotë se ka një problem me shkollën, ku dikur ka mbaruar gjimnazin.


Me këtë identitet Mirela ka përfunduar shkollën e mesme, shkollën e lartë dhe ka edhe gjithë dokumentet e identifikimit. Një ditë Mirela shkon të marrë listën e notave të gjimnazit, pasi kërkon të shkojë në Gjermani, por aty figuron si Mirela Cara.

“Nuk figuroj Mirela Xara, por Mirela Cara. Po plotësoj dokumentet për t’u larguar nga ky shtet dhe më doli ky problem. Këtë e kam zbuluar pas shumë vitesh pasi po aplikoj për jashtë”, tha denoncuesja.

Pra, e njëjta shkollë i ka dhënë kartonin e diplomës dhe listën e notave me dy mbiemra të ndryshëm.

“Unë kam mbaruar shkollë, u bënë kaq vite dhe erdha prapë këtu, ngela në Shkollë të Mesme. Prapë te banka ime. Nuk më njihet më asgjë, sepse unë nuk kam bazën në rregull”, u shpreh denoncuesja.

Në Sekretarinë e shkollës Mirelës i thonë, se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, ndaj e nisin në arkivë.

Specialistja 1: Arkiva është institucion, që nuk e provon dot dokumentin, thjesht e ruan dokumentacionin, nga institucionet e caktuara, të dorëzuara. Se nëse ka ndodhur gabimi nga shkolla, atëherë s’kemi çfarë të bisedojmë. Nuk është se korrigjohet, nuk mund të ndërhysh në një dokument. E vetmja mundësi, që ju të merrni përgjigje nga ne, ose ajo çfarë është e ruajtur tek ne, është thjesht regjistri i numrit të amzës. E vetmja mundësi, që ju ta merrni këtë përgjigje me firmë dhe vulë të njomë, është aplikimi, që bëhet për të dhëna mbi grafike me Postën Shqiptare. Dhe formulari i aplikimit është ky. Është formular mbi të dhënat mbi grafike.

Specialistja 2: Gjithsesi, këtu tek ne nuk janë dorëzuar si dokumentacione. Domethënë, kjo shkollë… I ka vetë shkolla. Për më tepër, duke qenë se tek amza, këtë pjesën e gabimit të shkronjës, i kanë ata vetë regjistrat. Në qoftë se do ishin të dorëzuara këtu, normalisht siç ju a tha edhe kolegia, do ishte pjesa e aplikimit.

Specialistja 1: Sepse në fakt, ka një periudhë të caktuar kohore, kur dokumenti kalon në dorën e arkivit. Paraprakisht, për institucionet, për shkollat, duhet të kalojnë të paktën 10 vjet.

Por në arkivë e çojnë sërish në shkollë, pasi arkiva nuk ndërhyn dot në dokumente. Përgjigja e fundit, që i jep sekretarja e shkollës “Myslym Keta”, është, që të hapë një gjyq.

Sekretarja: Nuk ta ka shkruar siç duhet mbiemrin. Nuk e ka shkruar “Xara”, e ka shkruajtur “Cara”. Tani, mua nuk më lejohet, që të ndërhyj tek amza e një sekretareje të kaluar. Sepse unë e kam të paligjshme, unë dal nga puna. Atëherë, ti vetëm me proces gjyqësor ke për ta zgjidhur këtë. Nuk ka mënyrë tjetër!/ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Biden për vendimin e Gjykatës së Lartë për abortin: Ditë e trishtë për SHBA

Biden për vendimin e Gjykatës së Lartë për abortin: Ditë e trishtë për SHBA

Rusia mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz

Rusia mund të ndërpresë furnizimin e Evropës me gaz

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë

Padrejtësi? Tabaku: Ukrainës iu dha statusi për 2 javë, ne na u deshën muaj punë
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}