Kronikë

Do kryente vrasje me pagesë, lidhja e 35-vjeçarit me bandat e Durrësit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:07 - 30/08/21 |
Opi Nion

Aldi Mustafa një nga personat e arrestuar në Durrës, që dyshohet se sëbashku me 2 të tjerë do të kryenin vrasje me pagesë, rezulton të jetë një emër i njohur për policinë.

Ai ka qenë dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i dënuar më herët me 10 vite burg, në Gjermani.

Po ashtu 35-vjeçari mësohet se ka qenë pjesë e bandave kriminale të Durrësit prej shumë vitesh.

Ai ka miqësi me një emër tjetër të skeduar për policinë Aleksandër Lahon ose të njohur ndryshe si Rrumi i Shijakut.

Aleksandër Laho, mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj. I njohur si ‘Rrumi’, emri i Lahos është i njohur për botën e krimit, pas akuzave për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Misioni’, policia arrestoi sot përveç Mustafës edhe dy të tjerë, Uran Zykën si dhe Tahir Gjinikën, 33 vjeç, banues në Durrës./Opinion.al

Pas