Bota

Video/Emisioni në Afganistan,drejtuesi rrethohet nga talebanë të armatosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 30/08/21 |
Opi Nion

Pamje të pazakonta vijnë nga studiot televizive në Afganistan. Në një video të publikuar në “Twitter” nga gazetarja e “BBC” Yalda Hakim shfaqen talebanët me kallashnikovë duke rrethuar  drejtuesin e një emisioni televiziv.

Luftëtarët talebanë të armatosur rëndë qëndrojnë në këmbë dhe shikojnë drejtuesin, i cili nuk duhet të thotë asgjë të gabuar. Prezantuesi flet për rënien e qeverisë Ghani dhe shprehet se populli afgan nuk duhet të ketë frikë.

Nga momenti që Afganistani ra në duart e talebanëve,  mijëra njerëz kërkojnë të largohen nga vendi i tyre pasi kanë frikë nga regjimi i tyre që rezulton i egër, veçanërisht për gratë./Opinion.al

Pas