Kryeministri Rama ka deklaruar sot se pagat e mjekëve do të rriten në masën 40%.
Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të fëmijëve, ku ishte i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se pjesa e spitalit që është në ndërtim do të jetë si në çdo vend të Europës.
Sa i përket bluzave të bardha ai deklaroi se do të ketë një rritje page me 40%.
“Sot kemi publikimin e masës që do të marrim për pagat, që pritet të fillojë nga 1 janari ku do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak”, u shpreh kryeministri Rama, i cili më pas iu drejtua një mjekeje duke thënë “Do e kesh rrogën sa unë ti shefe”. /Opinion.al