Aktualitet

Meta: Lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 06/10/20 |
Al Do

Ashtu siç kishte paralajmëruar një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka publikuar sot emrat e deputetëe që votuan ditën e djeshme në Kuvend “pro” ndryshimeve të Kodit Zgjedhor.

Kjo është lista e 97 emrave që kanë ngritur dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.”, shkruan Meta.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor u miratuan me 97 vita pro, 16 nga të cilat, presidenti Meta i konsideron nga deputetë me mandat antikushtetues.

Me mandate antikushtetuese: Klajdi Qama, Majlinda Halilaj, Selami Jenishehri, Nimet Musaj, Aurora Mara, Edmond Rrushi, Krenar Rryçi, Nikolin Staka, Vasil Sterjovski, Edmond Stojku, Ylli Shehu, Ramazan Gjuzi, Eugen Bojaxhiu, Ediola Braha, Arlind Çaçani, Arben Elezi”, shkruan presidenti.

Më tej ai sjell edhe reagimin e PPE për ndryshimet e Kodit Zgjedhor ku i bëhet thirrje presidentit që ta kthejë ligjin në Kuvend./ Opinion.al

Pas